Të vaksinuarit mund të dalin pa maska dhe nuk ka nevojë të testohen për Kovid-19, thonë rekomandimet e reja në ShBA

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se personat e vaksinuar plotësisht mund të kthehen në një lloj jete normale. Ata që kanë marrë dy doza mund të vizitojnë persona të tjerë të vaksinuar, dhe madje edhe disa të pavaksinuar, thonë rekomandimet e reja, njofton Portalb.mk.

Sipas CDC-së, njerëzit konsiderohen plotësisht të mbrojtur nga covid-19 dy javë pasi kanë marrë dozën përfundimtare të vaksinës. Rreth 30 milion amerikanë kanë marrë tashmë nga dy doza.

Rekomandimet e reja thonë se të vaksinuarit plotësisht mund të takohen jashtë edhe pa maskë dhe distancë firike, si dhe me persona të pavaksinuar nga një familje nëse janë në rrezik të ulët të infeksionit serioz me virusin. Gjithashtu, personat e vaksinuar tashmë nuk duhet të testohen ose karantinohen nëse kanë qenë të ekspozuar ndaj një personi të infektuar nëse nuk shfaqin simptoma.

Mbeten rekomandimet për  shmabngien e udhëtimeve jo-thelbësore dhe grupe të mëdha njerëzish dhe personat e vaksinuar gjithashtu duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe distancë sociale në publik. CDC thotë se perosnat e vaksinuar akoma mund ta transmetojnë virusin tek të pavaksinuarit, për çka nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme.

ShBA deri më tani kanë regjistruar më shumë se 29 milion të infektuar dhe 525.000 vdekje nga covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button