Shqipëri, 21 të vdekur dhe 819 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 21 të vdekur dhe 819 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 112.897 dhe numri i të vdekurve në 1.939.

Gjithashtu janë shëruar edhe 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75.190, ndërkohë raste aktive janë 35.768.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.372 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 489.136 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janar janë kryer 19.663 vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button