fbpx

Arritën në Maqedoninë e Veriut vaksinat “Sputnik V” për 3.000 qytetarë (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bashkë me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” e kanë pritur dërgesën e vaksinës “Sputnik V” nga Rusia, për rreth 3.000 qytetarë, si dozë të parë. Dërgesa ka arritur me fluturimin e rregullt të “Air Serbia” nga Beogradi, njofton Portalb.mk.

Deri në fund të këtij muaji pritet që të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë: Kineze “Sinofarm”, “AstraZeneka” dhe “Pfizer”.

Filipçe e falënderoi ambasadorin rus, derisa Bazdnikin tha se vaksina është shumë efikase dhe është bërë më e shitura në botë, por edhe se është miratuar nga mbi 45 shtete, në mesin e të cilave edhe në Evropë. Ai tha se ende nuk është vaksinuar, pret dërgesë nga Rusia për ambasadën.

Me këtë dërgesë, do të vaksinohen punëtorët shëndetësor. Vaksinimi i tyre filloi, por nuk ishte e mjaftueshme,vaksinat që na i dhuroi Serbia.

Kjo vaksinë, për dallim prej Pfizer, ruhet në temperatura prej -18 deri në -20 gradë celsius.

Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Nga ana tjetër nga kompania “Pfizer-Biontech” ka paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza vaksina.

830.000 vaksina shtesë Maqedonia e Veriut pritet të marrë edhe prej mekanizmit kovaks.

Deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 11.150 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button