Ministria e Brendshme dhe ISHP po mbyllin kafene dhe çajtore, një pjesë e tyre nuk e respektojnë orarin e punës deri në 21:00

Ministria e punëve të brendshme (MPB) është shumë e zënë me objektet hotelerike që nuk i respektojnë masat për kufizimin e orarit të punës deri në ora 21:00. Sipas të dhënave nga buletini i MPB-së, vetëm gjatë natës së kaluar janë regjistruar disa shkelje, transmeton Portalb.mk.

“Me 05.03.2021 në periudhën nga ora 21:30 deri në orën 23:20 zyrtarë policor nga SPB Shkup në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati shtetëror të punës, kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik në zonën e Bit Pazarit dhe kanë konstatuar se objekti ka punuar, gjegjësisht se nuk i është përmbajtur orarin të përcaktuar të punës dhe në të janë gjetur 22 persona, njëri prej të cilëve ishte i mitur, e të cilët janë privuar nga liria. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, akuzat do të ngrihen sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë nga MPB.

Mbrëmë, në orën 22:50, zyrtarët policorë nga Stacioni policor Gostivar, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik-çajtore në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, në pronësi të M.I. (45) nga Gostivari, kanë konstatuar se ka veprimtari në kundërshtim me orarin e punës gjatë epidemisë, me ç’rast në objekt ka pas 11 mysafirë.

“Inspektorati shtetëror i punës e ka mbyll objektin, ndërsa pronari M.I. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Dje në mbrëmje, në orën 21:30, zyrtarët policor nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit shtetëror të punës gjatë kontrollit në një objekt hotelerik në fshatin Reçicë e Vogël, në pronësi të SJ (54) nga fshati Reçicë e Vogël, kanë konstatuar mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë dhe në objekt kishte pas tetë persona.

“Objekti u mbyll nga Inspektorati shtetëror i punës, ndërsa pronari S.J. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”,, informojnë nga MPB.

Përndryshe, gjatë ditëve të fundit, numri i njerëzve të infektuar rishtas me covid-19 është në rritje, kurse autoritetet paralajmërojnë se janë të mundshme masa shtesë kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button