Verona Ajdini: Karateja është një art në vete (VIDEO)

Karateiste më e mirë e vitit 2020 e Maqedonisë u zgjodh Verona Ajdini. Verona e ushtron këtë sport në klubin Forca Shkup, ndërsa, njëkohësisht, studion në drejtimin “Sporti dhe shkencat sportive”, shkruan Portalb.mk.

“Që kur isha fëmijë kam qenë hiperaktive dhe dashuria për sportin ka filluar që atëherë. Kam dashur gjithmonë sportet luftarake dhe me sygjerimin e arsimtarit të  edukatës fizike në shkollë fillore u drejtova në Klubin e Karatesë Forca, me trenerin Muarem Imeri.” tha Verona.

Karateja është një art në vete. Ai njihet si një sport luftarak, por disiplina është karakteristika kryesore e këtij sporti, thotë Verona. Sportet individuale janë sportet e preferuara të saj dhe dëshira për t’u marrë me një sport luftarak ka qenë gjithmonë shumë e madhe.

“Kam qenë pjesmarrëse në gara të ndryshme brenda dhe jashtë Maqedonisë. Së fundmi mund ta ceki që u zgjodha karateistja më e mirë e vitit 2020 nga Federata e Karatesë së Maqedonis në kategorinë e seniorëve të rinj U21.” u shpreh Ajdini.

Mesazhi që Verona përcolli për të gjithë sportistët e rinj është:

“Të gjithë sportistëve u dëshiroj shëndet, kurajo dhe vullnet që t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Të mos dorëzohen asnjëherë, pavarësisht pengesave që i hasin në jetë.” përmbylli Verona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button