Banka Zhvillimore: Janë paguar 23,5 mln euro nga “Covid 3” për 2,122 përdorues me 16.009 të punësuar

Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut ka informuar se deri më tani janë paguar 23,5 milionë euro për 2.053 përdorues të cilët kanë përmbushur kushtet nga thirrja publike, për linjën kreditore pa interes me grand komponentin “Covid 3”, e cila realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes aktivitetit BE për rezistencë nga programi IPA, transmeton Portalb.mk.

Deri më tani, janë miratuar gjithsej 2,122 kërkesa kreditore në vlerë të përgjithshme prej 24,3 milionë euro. Këto shoqata tregtare mikro dhe të vogla, tregtar individ dhe zejtarë kanë gjithsej 16.009 të punësuar.

Sipas strukturës, 1,172 kërkesa kreditore janë nga kompani të vogla, ndërsa 792 kërkesa janë nga kompani mikro. Gjithsej 116 kërkesa kreditore janë nga tregtar – individ, ndërsa 42 kërkesa kreditore janë nga zejtarë.

Pjesa më e madhe nga 2,122 kërkesat e miratuara vijnë nga rajoni i Shkupit edhe atë 31 për qind, ndërsa pas asaj vijojnë rajoni i Pollogut me 14 për qind dhe rajoni Jugperëndimor dhe Juglindor me nga 12 për qind. Nga rajoni Lindor dhe ai i Pellagonisë janë nga 10 për qind të kërkesave të miratuara kreditore, ndërsa nga rajoni i Vardarit dhe Verilindor janë 5 për qind nga kërkesat e miratuara kreditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button