LD, VMRO-PP, PLD, E majta dhe LSDM propozuan ndryshime për një njësi zgjedhore

Deputetët e Lidhjes Demokratike, VMRO-Popullore, Partisë Liberale Demokratike dhe Lidhjes Socialdemokrate sot e kanë dorëzuar propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor, me të cilin, nëse miratohet, Maqedonia e Veriut do të ketë vetëm një njësi zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në vend të gjashtë njësive zgjedhore, ashtu sikur tani që janë zgjedhur deputetët, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha Pavle Trajanov nga LD në konferencë për shtyp në Kuvend, mbetet modeli proporcional, nuk do të ketë prag zgjedhor dhe llogaritja e deputetëve do të zhvillohet sipas formulës së Dantonit.

Me ndryshimet ligjore, Trajanov beson se do të demokratizohet sundimi njëpartiak në shtetin tonë, a Kuvendi do të jetë pasqyrë reale e orientimit të qytetarëve dhe do të ketë mundësi që më shumë parti të vendosin për çështje thelbësore, do të krijohen baza për ndryshime sistematike, për departizim, depolitizim të institucioneve shtetërore dhe mundësi që të hapet luftë e fuqishme kundër krimit dhe të realizohen ndryshimet e rëndësishme.

Deputeti i partisë E majta, Dimitar Apasiev, tha se do ta përkrahin këtë iniciativë pavarësisht propozuesit.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut është e ndarë në 6 zona zgjedhore të cilat zgjedhin nga 20 deputet secila. Prej vitesh ekziston debati që vendi të kalojë në një zonë të vetme zgjedhore, gjë e cila do t’i jepte shansin edhe partive të vogla për të konkurruar dhe për të thyer monopolin e partive të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button