Shkup, OSBE dhe KEMM promovuan udhëzimet e hartuara për herë të parë për mediat online

Me qëllim rritjen e standardeve profesionale të mediave online, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti Këshillin për Etikë në Media (KEMM) në zhvillimin e udhëzimeve për raportim etik të mediave online, të cilat u promovuan sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

Udhëzimet, të hartuara pas një konsultimi të gjerë me komunitetin e medias në Maqedoninë e Veriut, do të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi solid dhe të besueshëm të vetë-rregullimit të mediave në internet, si dhe në përforcimin e raportimit të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në internet.

“Standardet etike duhet të zbatohen në të gjitha platformat mediatike pasi sfidat etike të gazetarisë janë të vlefshme si jashtë ashtu edhe në internet”, tha Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Etikës në Media, Marina Tuneva,  deklaroi se në të gjitha shoqëritë demokratike, vetërregullimi është mënyra më e mirë për të rritur llogaridhënien e mediave online dhe për të parandaluar legjislacionin e panevojshëm të medias. Rrethanat me ndryshim të shpejtë, në të cilat punojnë mediat tradicionale dhe ato online kërkojnë azhurnim të vazhdueshëm të një kornize etike.

“Shpresojmë që ky instrument vetë-rregullues do të motivojë mediat online që të përqafojnë vlerën e gazetarisë profesionale dhe të përgjegjshme në punën e tyre. Udhëzimet synojnë të shërbejnë si një mjet që ndihmon në zgjidhjen e dilemave se si të trajtojnë aspektet lidhur me përmbajtjen gazetareske të botuar në internet. Këto aspekte nuk janë përfshirë ose shpjeguar në detaje në kornizën aktuale etike , tha Tuneva.

Detyrë thelbësore e Këshillit të Mediav, deklaroi Tuneva, është të nxisë dhe rivendosë besimin e publikut në gazetari. Në këtë drejtim, thotë ajo, do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e standardeve etike në të gjitha platformat mediatike.

Udhëzimet, mund të gjenden në këtë link. Ato zbatohen për të gjithë informacionin dhe përmbajtjen që media online boton në rrjetet sociale ose platformat tjera në internet.

Në këtë drejtim, gjegjësisht për rregullimin e mediave online dhe rritjen profesionalizmit dhe besueshmërisë së tyre, vitin e kaluar u krijua edhe Regjistri i mediave profesionale online. Qëllimi kryesor i këtij Regjistri përveç kontributit në procesin e profesionalizimit të mediave online dhe si rrjedhor përmirësimin e besueshmërisë së tyre, është edhe veçimi i atyre që respektojnë standardet etike përkundër atyre që shkelin standardet dhe dëmtojnë reputacionin e online mediave profesionale. Për momentin Regjistrin e përbëjnë 137 online media që publikojnë përmbajtje në disa gjuhë të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button