fbpx

Osmani: Nëse duhet, bullgarët do t’i përmendim edhe në Kushtetutë

Nëse duhet, bullgarët do të përmenden në Kushtetutë si bashkësi e veçantë etnike, megjithëse deri më tani askush nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai në një deklaratë për TV21 tha se “bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndihen si qytetarë absolutisht të lirë”, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam asnjë rezervë në lidhje me çështjen e bullgarëve që të përmenden si grup i veçantë etnik në Kushtetutë nëse kjo do të thotë diçka për ta,” tha Osmani, duke shtuar se nuk ka dëgjuar zyrtarisht për një kërkesë të tillë dhe as është diskutuar për atë gjë.

Për shtimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë kërkon ndryshimin e saj, për çka është e nevojshme shumicë prej dy të tretave në Kuvend.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen në kohën kur i ashtuquajturi Plani Aksionar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për kapërcimin e mosmarrëveshjeve për shkak të të cilave, sipas Sofjes, Bullgaria bllokoi kornizën negociuese të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes bilaterale me Bullgarinë është shënuar në Raportin e fundit të eurodeputetëve nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili u miratua sot. Ky Komision, siç raportohet nga korrespondenti i Radios Evropa e Lirë nga Brukseli, i bëri thirrje Brukselit sot që të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Evropian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perendimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te antarët e Bashkimit Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button