Zyrtare: Dy të rinj ndërruan jetë nga përleshja e armatosur në Shkup

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeçare kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që nga ndodhur në mëngjesin e sotëm Shkup, në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, gjegjësisht në lagjen Fushë Topanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme për Portalb.mk.

“Më 05.03.2021 në 02.35 në SPB Shkup është raportuar në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada” janë dëgjuar të shtëna. Pasi policët kanë dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një automjet “Citroen” me targa të Shkupit dhe dy persona pa shenja jete. Mjeku i Urgjencës e ka konfirmuar vdekjen e të dy personave”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërkaq është konfirmuar edhe identiteti i dy të ndjerëve.

“Ata shtojnë se janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri (pistoletë dhe pushkë automatike). Është konstatuar identiteti i personave A.B. (28) dhe B.V. (24), të dy nga Shkupi. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button