fbpx

Tërmeti prej 5.9 shkallëve në Greqi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Në orët e pasdites në Maqedoninë e Veriut është ndjerë tërmet, që sipas Qendrës Sizmologjike në Maqedoninë e Veriut raportoi që epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 260 kilometra në jug të Shkupit, pra në Republikën e Greqisë. transmeton Portalb.mk.

“Tërmeti ka ndodhur në ora 19 e 38 minuta, me magnitudë 5.9 sipas shkallës së Rihterit. Sipas informacioneve të deritanishme, i njëjti është ndjerë në gjithë territorin e Maqedonisë me një intensitet prej III-IV shkallë sipas shkallës evropian makrosezmike”, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike në RMV.

Tërmeti kishte magnitudë prej 5.9 shkallëve, ndërsa thellësia 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra larg qytetit Laris dhe 10 km nga Tirnavos.

Raportohet që përveç në Maqedoninë e Veriut, tërmeti është vërejtur edhe në vendet tjera të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button