Kosovë, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja partia e parë me 49.95%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 14 shkurt. Pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës, dje është përmbyllur procesi i numërimit të votave, ndërsa sot u njoftua se nga rezultatet përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë në këto zgjedhje me gjithsej 49.95 për qind të votave, duke u pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 16.9 për qind.

E treta në garë, siç është bërë e ditur qysh nga dita e parë, është Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 12.64 për qind të votave, ndërsa pas saj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.78 për qind.

Shpalljen e këtyre rezultateve e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, derisa ka bërë të ditur edhe pjesëmarrjen në votime e cila ka qenë 48.78 për qind.

Sa i përket ulëseve të KuvenditLVV ka arritur të marrë gjithsej 58 ulëse, PDK 19, LDK 15, Serbska lista 10, AAK tetë ulëse.

Më poshtë janë deputetët që kanl fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje
Partia Demokratike e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK
Lista Sërpska
Partitë tjera
Partitë tjera

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button