fbpx

RMV, është rritur me 56.4 përqind numri i të sëmurëve me Kovid-19 krahasuar me javën e kaluar

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 22 deri më 28 shkurt 2021, janë testuar gjithsej 20.161 materiale në laboratorët ku kryhen testet molekulare dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, 27.2 përqind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 3.628 raste të reja pozitive nga 32 qytete të vendit, me rritje prej 56.4 përqind krahasuar me javën e kaluar, përqindja e pozitivitetit varion nga 12 në 21.7 përqind, mesatarisht prej 17.9 përqind, njofton Portalb.mk.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, kurse incidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar.

“Personat e infektuar janë nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç. Numëri më i madh i pacientëve është regjistruar te grupmoshat 30-39 (18.4 përqind), 40-49 (18.2 përqind), 50-59 (16, 9 përqind) dhe 20-29 (14.6 përqind). Numri më i ulët është regjistruar në mesin e fëmijëve të moshës 0-9 (1.7 përqind) dhe 10-19 vjeç (5.2 përqind). Janë raportuar 69 vdekje nga 20 qytete, një rast më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 60 persona ishin mbi 60 vjeç, 5 persona të moshës 50-59 vjeç, 3 persona të moshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeç”, thuhet në Raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button