Raketa e re e Elon Musk pati uljen e parë të suksesshme, por megjithatë në fund shpërtheu

SpaceX, kompania e Elon Musk, zbarkoi me sukses një nga prototipet e raketës Starship pasi përfundoi një fluturim provë në lartësi të madhe, por gjithsesi e njëjta shpërtheu, njofton Portalb.mk.

Incidenti ndodhi disa minuta pasi “SpaceX” deklaroi sukses në vendin e stërvitjes në Boca Chika, Texas. Dy fluturimet e mëparshme provë përfunduan me shpërthim gjatë zbritjes.

Gjenerata e ardhëshme e anijes arriti të qëndrojë e vendosur në këmbët e saj të zgjatura, pastaj një zjarr shpërtheu rreth bazës dhe tetë minuta më vonë ndodhi një shpërthim. SpaceX, megjithatë, tha se ky ishte një përparim inkurajues, pasi prototipi kreu manovra të suksesshme dhe u ul pa probleme.

Sipas SpaceX, Starship duhet të zëvendësojë raketat ekzistuese Falcon. Musk planifikon t’i përdorë këto raketa për misione në Hënë dhe Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button