Nëse përhapet lloji i Afrikës jugore, edhe ata që e kanë kaluar edhe ata që janë vaksinuar mund të infektohen, paralajmëroi Panovski

Nëse përhapet koronavirusi i llojit të Afrikës jugore te ne, kot do të jetë që e keni kaluar kovid-19, ndërsа në anën tjetër, asnjë nga vaksinat e tashme nuk mund t’u shpëtojë. Ky është qëndrimi i Prof. d-r Nikolla Panovski, lidhur me informacionet që qytetari i Manastirit në moshë 65 vjeçe, i cili ka qëndruar në Zanzibar, me test pozitiv është hospitalizuar në spitalin e Strugës. Ndërsa pritet të testohet për të parë nëse bëhet fjalë për llojin e Afrikës jugore, Panovski paralajmëron që popullata duhet të ketë kujdes si sillet. Ndërkohë, drejtori i spitalit të Strugës d-r Aleksandar Poposki, për Meta, informon që pacienti është stabil megjithëse ka pasur dëmtim akut të veshkave, raporton Portalb.mk.

“Nëse vërtetohet që e kemi llojin e koronavirusit të Afrikës jugore, kuptohet që duhet të jemi të shqetësuar, për shkak se absolutisht nuk do të thotë që ata që e kanë kaluar kovid-19, kanë shpëtuar. Në këtë moment, nuk e dimë çfarë territori do të mbulojë ky lloj. Nëse lloji britanik përhapet më shumë, atëherë nuk do ta lejojë atë të Afrikës jugore të përhapet. Ndërsa mund të përhapet lloji i Afrikës jugore, që është më ngjitës nga tjetri. Shpresoj që lloji britanik do të ngelet dominues. Duhet të lutemi ashtu të ngelë. Për shkak me këtë të Afrikës jugore, kot është nëse e keni kaluar kovidin. Nëse përhapet ai, ashtu më vështirë do të krijohet imunitet kolektiv. Ndaj atij lloji nuk janë efikase as vaksinat aktuale. Do të nevojiten vaksina të reja, përkatësisht për të qenë efikase vaksinat aktuale do të duhet të modifikohen. Në botë, tani edhe po bëhen disa modifikime”, thotë Prof. Panovski.

D-r Aleksandar Poposki, drejtor i spitalit për nefrologji në Strugë, për Meta informoi që nesër do të bëhet testim në ASHAM, pastaj për disa ditë pritet të shihet nëse bëhet fjalë për llojin e Afrikës jugore.

“Mendoj që më së voni deri të premten duhet të kuptojmë. Pacienti nga Manastiri ka ardhur me rezultat pozitive për kovid. Ai fillimisht na tha se ka qenë në Afrikë. Ka pësuar dëmtim akut të veshkave. Prej 15 deri 20 përqind, kovid-pacientët mund të zhvillojnë dëmtim akut të veshkave. Nuk është me dializë për momentin, por nëse ka nevojë do të futet. Lidhur me pasqyrën e gjakut, nuk ka dallim ky lloj i kovidit në raport me simptomat kovid, ato janë të ngjashme. Pacienti ka vlera të zmadhuara, derisa ka qenë në Afrikë ka qenë febril disa ditë, mirëpo te ne nuk ka temperaturë të rritur. Ka bronhopneumoni fillestare, por kryesisht është stabil”, thotë drejtori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button