Filloi zbatimi i Planit Operativ për punësimin sipas parimit të barazisë për të gjitha kategoritë e qytetarëve

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 50-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarët.

Qeveria e shqyrtoi  dhe e pranoi Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.

Me të përcaktohen programet, sigurohet krijimi i vendeve për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve veçanërisht personave të rinj, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunë ndërprerja e punës së të cilëve u regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, gjegjësisht nga 11 mars 2020.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit lidhur me detajet për Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe përfshirjen etnike më specifike të punësimit edhe në sektorin privat, zëdhënësi Arsovski kumtoi se ky plan mes tjerash bazohet në parimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjës për të gjitha kategoritë shoqërore.

“Zbatimi i këtij Plani Operativ për programe aktive dhe masa për punësim bazohet në disa parime, gjegjësisht do të respektohen disa prej parimeve mes të cilat edhe ajo që e folët, parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes të të gjitha kategorive shoqërore në sektorin privat sipas parimeve të përfshirjes  adekuate të kategorisë etnike, gjinore, religjioze, racore ose cilëndo kategori tjetër, në përputhje me standardet dhe praktikat e KB-së dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Asgjë jashtë kësaj. Parimi i dytë është ballafaqim me efektet dhe pasojat negative në tregun e punës dhe punësimi shkaktuar nga pandemia dhe i treti gjithashtu i rëndësishëm është nxitja e zhvillimit të barabartë rajonal në përputhje me të dhënat nga Byroja për zhvillim rajonal dhe shkalla e zhvillimit të rajoneve të planifikuara.  Plani Operativ 2021 përmban masa për personat që kohë të gjatë janë jashtë tregut të punës, është e vërtetë, parashikohet mbështetje edhe për punëdhënësit por vetëm nëse ajo do të thotë sigurim i punësimeve të reja dhe rritje e subjekteve juridike”, theksoi Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button