RMV, autoritetet shëndetësore kërkojnë karantinë të obligueshme për të gjitha ata që kthehen nga vendet e Afrikës

Ministria e Shëndetësisë informoi se Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojë karantinë të obligueshme prej 14 ditëve për personat që kthehen nga të gjitha shtetet afrikane, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë Informon se sipas analizave që sot ASHAM i ka bërë mostrës nga pacienti i cili para disa ditëve është kthyer nga Zanzibari, është detektuar prezencë e llojit britanik të virusit SarsCov2. Gjatë ditës së nesërme do të bëhet analizë e pacientit të dytë i cili po ashtu ka qenë në udhëtim në Zanzibar. Ai është pozitiv me Covid dhe po ashtu është shtrirë në spital”, njoftoi ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive në bazë të pasqyrës aktuale shëndetësore dhe analizave për shëndet publik, nuk e përjashtojnë mundësinë që të sillen rekomandime për masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.

Një 65-vjeçar nga Manastiri, i cili më parë kishte qëndruar me gruan e tij në Zanzibar, Afrikë, me test pozitiv të koronavirusit nga e hëna është hospitalizuar në spitalin e Strugës për Nefrologji.

Dy ditë para se të ktheheshin nga Zanzibari, Tanzani, shfaqën simptoma të kovidit. Burriështë hospitalizuar në spitalin e nefrologjisë në Strugë me dëmtime në veshka, kurse gruaja është hospitalizuar në Shkup.

Pacienti është i izoluar në një dhomë të veçantë spitalore. Gjysma e personelit mjekësor, nga gjithsej 210 e kanë kaluar koronavirusin. Rreth 20 janë në pritje të thirrjes për të marrë vaksinën Pfizer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button