Pas lajmit të Portalb-it, është pastruar hapësira mes dy universiteteve e cila rrezikonte të shndërrohet në deponi

Një ditë pasi Portalb.mk alarmoi në lidhje me mbeturinat e grumbulluara në hapësirën e vetme të gjelbër mes dy universiteteve në Tetovë dhe në oborrin e një shkolle të mesme, nga Inspektorati Ekologjik kanë kryer inspektim në vendngjarje ndërsa nga NPK “Tetova” kanë pastruar vendin, megjithatë pjesa e trotuareve nuk ishte pastruar tërësish. Ky vend nuk u pastrua pasi dërguam kërkesën, por, kur këtë kërkesë e bëmë publike, shkruan Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një lagje e cila kryesisht është e banuar dhe e frekuentuara nga studentë dhe të rinj të huaj, të cilët ndodhen për studime në Tetovë.

Tetë ditë më herët, gazetari i Portalb.mk për të testuar efikasitetin e Inspektoratit Ekologjik dhe Ndërmarrjes Publike “Tetova”, dërgoi një kërkesë deri te këta dy njësi për të kryer inspektim dhe pastrimin e kësaj hapësire.

Kështu dukej dje kjo hapësirë:

Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë, foto: 24.02.2021.
Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë, foto: 24.02.2021.

Kështu duket sot, një ditë pas publikimit të lajmit

Foto: 03.03.2021.
Foto: 03.03.2021.
Mënyra e denoncimit të deponive dhe ndotësve, si në mesjetë

Gazetari i Portalb.mk fillimisht tentoi mënyrën më të thjeshtë të proklamuar nga Komuna e Tetovës për paraqitjen e problemeve të ambientit jetësor në këtë qytet, përmes sistemit elektronik “Eko raport” dhe numrit “0800-55-043”, megjithatë, askush nuk u përgjigj dhe kjo formë e denoncimit, edhe pse qëndron në ballinë të ueb faqes së Komunës së Tetovës – është jofunksionale.

Menjëherë pas kësaj, shkuam te objekti i Inspektoratit të Ambientit Jetësor  Tetovë, nga atje, një e punësuar na tha se jemi në vend të gabuar dhe se për të denoncuar ndotësit apo grumbuj mbeturinash, duhet të paraqitemi te zyra e arkivit të Komunës së Tetovës (në objekt tjetër).

“Më mirë shkoni te arkivi i Komunës së Tetovës, merreni një formular dhe përmes atij bëjeni kërkesën tuaj. Unë kështu do të ju sugjeroja”, i tha gazetarit të Portalb.mk e punësuara në Inspektoratin e Ambientit Jetësor në Tetovë.

Inspektorati i Ambientit Jetësor, Tetovë.
Inspektorati i Ambientit Jetësor, Tetovë.

Ndërkaq, në arkivin e Komunës së Tetovës morëm formularin i cili duhet të plotësohet në mungesë të mjeteve tjera bashkëkohore për ankesa apo kërkesa të cilat i drejtohen Inspektoratit Ekologjik apo Ndërmarrjes Publike “Tetova” e cila menaxhon me mbetjet në Tetovë.

Kështu duket ky formular:

Formulari për denoncimin e ndotësve, Tetovë.
Formulari për denoncimin e ndotësve, Tetovë.

Për pasojë, shumë raste të ndotjes së ambientit jetësor, nuk kanë epilog

Disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë:

Ndryshe, theksojmë se inspektimi dhe pastrimi i këtij vendi u bë një ditë pasi Portalb.mk e bëri publike kërkesën e dërguar deri te autoritetet komunale për kryerjen e inspektimit si dhe pastrimin e këtij vendi ndërsa jo atëherë kur ne e denoncuam rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button