ASHMAAV nuk do t’ua revokojë licencat e radiodifuzerëve që nuk e kanë paguar tarifën vjetore

Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAAV) duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë nga pakoja e pestë e masave ekonomike me të cilën u sigurua ndihmë financiare për radiodifuzerët në vlerë prej 50.000.000 denarë (rreth 813.000 euro), në seancën e djeshme vendosi të ndërprejë të gjitha procedurat e filluara për revokimin e licencave në bazë të tarifës vjetore të papaguar për transmetim në radio dhe televizion. Në të njëjtën kohë, u vendos që të mos ngritën procedura të reja për revokim për shkak të mospagimit të tarifës së licencës për vitin 2021, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë radiodifuzerëve, të cilët kanë bërë pagesë të plotë ose të pjesshme të tarifës të licencës për transmetim radio ose televiziv në vitin 2021, Agjencia do t’ua kthejë fondet më së voni deri më 13 Mars 2021. Radiodifuzerët të cilëve u është lëshuar faturë për të paguar tarifën vjetore të licencës dhe nuk e kanë paguar atë, si dhe radiodifuzerët që ende nuk kanë pranuar faturë, nuk kanë asnjë detyrim për të paguar sepse detyrimi i tyre është përmbushur plotësisht me fondet nga paketa e masave ekonomike”, ka njoftuar Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”, thuhet në deklaratën e ASHMAAV.

Në komunikatë më tej thuhet që faturat e lëshuara për tarifën vjetore të licencës për transmetim televiziv dhe radio për vitin 2021 përdoren vetëm për evidencën e tyre dhe ata nuk do të jenë në gjendje të kthejnë tatimin mbi vlerën e shtuar, sepse ato paguhen plotësisht nga fondet e miratuara me Vendimin e Qeverisë.

Ata theksojnë se Agjencia brenda 15 ditësh nga përfundimi i këtyre aktiviteteve do t’i paraqesë një raport Qeverisë dhe drejtorisë për ardhura publike mbi fondet e përdorura nga paketa e masave ekonomike, ndërsa fondet e mbetura të papërdorura do të kthehen në llogarinë e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button