Pendarovski: Reagimi i Radevit është në kundërshtim me principet e politikës ndërkombëtare

Pas kryeministrit Zoran Zaev, edhe presidenti, Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj homologut të tij bullgar Rumen Radev, i cili së fundmi ka realizuar një takim me shërbimet e sigurisë në lidhje me mbrojtjen e qytetarëve bullgar që jetojnë në diasporë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Pendarovski vlerëson se, është skajshmërisht e pazakonshme dhe kuptohet jashtë procedurave të brendshme të Aleancës që presidenti i një vendi anëtare e NATO-s t’i thirr shërbimet e tija të sigurisë që të reagojnë për shkelje të pretenduara të qytetarëve në një vend tjetër anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me principin themelor të politikës ndërkombëtare për mos ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti tjetër është qëndrimi i Pendarovskit”, kanë thënë nga kabineti i presidentit.

Prej aty kanë theksuar se deri në këtë moment, Pendarovski nuk ka marrë asnjë informatë nga institucionet kompetente për shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut të qytetarëve maqedonas, vetëm sepse e kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike.

“Si shtet kandidat për anëtarësim në BE ne jemi me vite nën monitoring të Brukselit, por as në raportin e fundit vjetor për përparimin e BE-së nuk janë regjistruar raste të këtilla” – thanë nga kabineti i Pendarovskit.

Presidenti bullgar, Rumen Radev mbrëmë pas takimit me shefat e shërbimeve speciale bullgare, kërkoi që të ndërmerren masa në kohë për mbrojtje adekuate për të drejtat e qytetarëve bullgar jashtë Bullgarisë, të cilët janë ekspozuar në sulme vetëm për shkak të përkatësisë së tyre nacionale.

Takimi vjen pas publikimit të letrës që Qendra e Kulturës “Ivan Mihajllov” ia drejtuar kreut bullgar, në të cilën kërkoi lehtësim të procedurës për marrjen e nënshtetësisë bullgare për maqedonasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button