Zaev: LSDM-ja mund të bëhet “Social-Demokratët e Maqedonisë”

Kryeministri Zoran Zaev dje para mediave deklaroi se partia qeverisëse në të ardhmen plaifikon që ta ndryshojë emrin e saj nga “Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë” në “Social-demokratët e Maqedonisë”. Emri i shkurtuar do të mbetet edhe më tej LSDM, njofton Portalb.mk.

“Një gjë e tillë mund të ndodhë në kongresin e ardhshëm, ne atë nuk mund ta bëjmë në këshillin ekzekutiv ose qendror, i cili rrallë mblidhet. Deri më tani kemi pasur vetëm një kongres dhe ai ishte online dhe nuk e dinim se sa efektiv do të ishte. Në periudhën e ardhshme, do të veprojmë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Kemi një iniciativë për emrin “LSDM – Social-Demokratët e Maqedonisë”, por ka edhe ide të tjera”, tha Zaev.

Kryetari i LSDM-së kësaj iu përgjigj  në kontekstin që partitë politike financohen nga buxheti i shtetit dhe se në përputhje me të, duhet ta ndryshojnë emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button