BE-ja ka paralajmëruar futjen e ‘pasaportës kovid’ për lëvizje me të lirshme këtë verë

Komisioni Evropian këtë muaj do të propozojë futjen e certifikatave digjitale si provë e vaksinimit kundër covid-19, e cila do t’ju mundësojë banorëve të Bashkimit Evropian të udhëtojnë më lirshëm këtë verë, njofton Portalb.mk.

Plani për futjen e të ashtuquajturës “licencë e gjelbër digjitale” do të paraqitet më 17 mars dhe Komisioni Evropian do të punojë me organizata ndërkombëtare që të siurojë një sistem që do të funksiononte jashtë BE-së.

Ky vërtetim do të përbëjë provë se një person është vaksinuar kundër covid-19, do të tregojë rezultate të testit për ata që nuk janë vaksinuar ose do të japë informacione për shërimin e atyre që kanë qenë të infektuar me koronavirus. Shtetet do të kenë të drejtë të përcaktojnë kriteret e tyre për hyrje.

“Qëllimi është që gradualisht të arrihet lëvizje e sigurt në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë për punë ose turizëm”, shkroi në Twitter presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

Vende të tilla si Greqia, Spanja dhe Portugalia e kanë shtyrë BE-në të fusë kovid-pasaportë, duke konsideruar se në atë mënyrë do të rritet turizmi evropian këtë verë, ndërsa Gjermania dhe Franca e kanë kundërshtuar idenë, duke e konsideruar diskriminues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button