fbpx

RMV, regjistrimi filloi, të burgosurit, ushtria, diaspora, njerëzit e pastrehë dhe diplomatët regjistrohen të parët

Të burgosurit nga institucioni ndëshkues-korrigjues Kshanje në Kumanovë janë personat e parë me të cilët filloi regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave, që në vendin tonë po realizohet pas gati dy dekada. Gjatë dy javëve të ardhshme, do të regjistrohen 2.200 persona të dënuar dhe të paraburgosur në vend.

Para fazës kryesore të regjistrimit, që fillon më 1 prill, personat të cilët janë jashtë vendit gjatë regjistrimit, në shërbim të Ushtrisë, në institucionet ndëshkuese dhe korrektuese, personat të cilët janë në shërbim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit tonë dhe anëtarët e familjes së tyre që qëndrojnë me ta, si dhe të pastrehët.

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga Zëvendës ministri i drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori i Entit shtetëror të statistikave Apostol Simovski dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve Marjan Spasovski e inspektuan regjistrimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve në institucioni ndëshkues-korrigjues Kshanje.

Në burgun e Kumanovës sot, regjistrimi filloi me kohë dhe po zhvillohet në rendin më të mirë, kanë informuar nga Ministria e drejtësisë.

“Unë mendoj se të gjitha diskutimet përfunduan javën e kaluar pasi Eurostat verifikoi me një deklaratë publike se si Ligji për Regjistrimin e popullsisë ashtu edhe metodologjia sipas së cilës kryhet regjistrimi bëhen në përputhje me standardet më të larta. Pas atij verifikimi, të gjitha dilemat që ishin vendosur nga faktorët politikë u pastruan. Ne të gjithë duhet të kemi besim në regjistrimin, sepse ai kryhet në mënyrë profesionale, sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara saktësisht me të gjitha masat mbrojtëse që lidhen me Kovid-19 dhe ne mund ta përfundojmë atë në një mënyrë të shpejtë dhe efikase në interes të qytetarëve”, tha ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq.

Përveç të burgosurve, prej sot mund të regjistrohen edhe personat që janë jashtë vendit gjatë regjistrimit. Procesi do të zhvillohet përmes një aplikacioni në internet, që ekskluzivisht në dispozicion për jashtë shtetit. Regjistrimi i të pastrehëve do të fillojë të mërkurën.

Faza kryesore e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë se Veriut do të fillojë në 1 prill 2021, në 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 21 Prill 2021, në orën 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button