fbpx

Tetovë, kërkesat e qytetarëve për pastrimin e mbeturinave shkojnë në “veshin e shurdhër” të komunës

I mbushur me mbeturina dhe në rrugë të sigurt për t’u shndërruar në deponi të vogël është aktualisht një ndër hapësirat e vetme të gjelbra afër Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, pikërisht te lagjja e cila njihet si “e studentëve”. Gazetari i Portalb.mk e paraqiti rastin tek autoritetet komunale para një jave, por përkundër procedurave burokratike, Inspektorati i Ambientit Jetësor dhe Ndërmarrja Publike Komunale nuk ka bërë ende asgjë, mbeturinat vazhdojnë të jenë në park, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk me vite ka shkruar për fenomenin e mosgjetjes së autorëve të ndotjes së ambientit jetësorë në Tetovë, si dhe procedurën jashtëzakonisht të ndërlikuar për denoncimin e të njëjtëve.

Një ndër hapësirat e gjelbra të vetme në mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore aktualisht gjendet në gjendje shumë të keqe dhe në rrugë për t’u shndërruar në një deponi të vogël.

Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë.
Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë.

Studentët nga të dy universitetet si dhe ata të cilët jetojnë në banesat afër kësaj hapësire janë ankuar deri te gazetari i Portalb.mk për aromën e keqe e cila arrijnë deri te konviktet e tyre studentore për shkak të numrit të madh të mbeturinave.

“Mundohemi gjithmonë rrugën ta kalojmë nga ana tjetër, nga kjo anë kundërmon një aromë jo e këndshme dhe nuk durohet dot. Këtu gjithmonë ka mbeturina dhe çdo ditë vijnë duke u shtuar, nuk e dimë se kush i hedh” tha Lumi, student nga Kosova në Universitetin e Tetovës.

Paraqitja në telefon dhe formë elektronike – nuk funksionon

Gazetari i Portalb.mk fillimisht tentoi mënyrën më të thjeshtë të proklamuar nga Komuna e Tetovës për paraqitjen e problemeve të ambientit jetësor në këtë qytet, përmes sistemit elektronik “Eko raport” dhe numrit “0800-55-043”, megjithatë, askush nuk u përgjigj dhe kjo formë e denoncimit, edhe pse qëndron në ballinë të ueb faqes së Komunës së Tetovës – është jofunksionale.

Sistemi jofunksional për denoncim të ndotësve.
Sistemi jofunksional për denoncim të ndotësve.

Menjëherë pas kësaj, shkuam te objekti i Inspektoratit të Ambientit Jetësor Tetovë, nga atje, një e punësuar na tha se jemi në vend të gabuar dhe se për të denoncuar ndotësit apo grumbuj mbeturinash, duhet të paraqitemi te zyra e arkivit të Komunës së Tetovës (në objekt tjetër).

“Më mirë shkoni te arkivi i Komunës së Tetovës, merreni një formular dhe përmes atij bëjeni kërkesën tuaj. Unë kështu do të ju sugjeroja”, i tha gazetarit të Portalb.mk e punësuara në Inspektoratin e Ambientit Jetësor në Tetovë.

Inspektorati i Ambientit Jetësor, Tetovë.
Inspektorati i Ambientit Jetësor, Tetovë.

Ndërkaq, në arkivin e Komunës së Tetovës morëm formularin i cili duhet të plotësohet në mungesë të mjeteve tjera bashkëkohore për ankesa apo kërkesa të cilat i drejtohen Inspektoratit Ekologjik apo Ndërmarrjes Publike “Tetova” e cila menaxhon me mbetjet në Tetovë.

Kështu duket ky formular:

Formulari për denoncimin e ndotësve, Tetovë.
Formulari për denoncimin e ndotësve, Tetovë.

Kanë kaluar një javë nga kur kemi parashtruar kërkesë deri tek Inspektorati i Ambientit Jetësor në Tetovë për inspektim në vendin e ngjarjes për të parë se nga ku vijnë këta mbeturina në mes të një parku afër dy universiteteve kurse nga Ndërmarrja Publike “Tetova” për pastrimin e të njëjtës – përgjigje ende nuk kemi marrë.

Përveç mosfunksionimit të sistemit elektronik të denoncimit të ndotësve, hulumtimi i Portalb.mk del në përfundim se masa për ankesat apo denoncimet nuk merren edhe në rast se të njëjtat denoncohen fizikisht në ambientet e Komunës së Tetovës dhe Inspektoratit për Ambient Jetësor.

Për pasojë, shumë raste të ndotjes së ambientit jetësor, nuk kanë epilog

Disa nga rastet për të cilat autorët ngelën të pazbuluar, si pasojë e paaftësisë të inspektoratit ekologjik janë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button