Ka plan të sigurisë për Mijallkovin dhe respektohen të gjitha protokollet për lëvizjen e tij

Mund t’jua konfirmoj absolutisht se në këtë moment, mund t’ia garantojmë sigurinë edhe Sasho Mijallkovit edhe të gjithë të dënuarve dhe personave në paraburgim, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski, transmeton Portalb.mk.

“Është përgatitur plan i sigurisë konkretisht për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, konkretisht për shëtitjen dhe janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat standarde operative, që të mos vijë deri në asnjë incident”, deklaroi Spasovski, i cili sot së bashku me ministrinë e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, kanë kryer mbikëqyrje të regjistrimet në burgun në Kumanovë.

Mijallkov është në paraburgim në IDP burgu “Shkup” deri në hyrjen në fuqi të dënimit për rastin “Target – Fortesa”, përkatësisht deri në fillimin e mbajtjes së dënimit prej 12 viteve. Paraburgimi mund të zgjas më së shumti 60 ditë, sipas rregullativës aktuale ligjore.

Gjykata Penale e Shkupit i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa” në lidhje me përgjimin e paligjshëm në periudhën 2008-2015-të.

Gjykata i dënoi:

  • Ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov – 12
  • Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska – 4 vjet
  • Ish kryetari i Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski – 6 vjet
  • Ish eprori i DSK Goran Grujevski – 15 vjet
  • Ish agjenti Nikolloa Boshkovski – 15 vjet
  • Nadica Nikoliq – 3 vjet
  • Vlladimir Varellov – 2 vjet me kusht
  • Marjan Shuminikovski – 2 vjet burg me kusht
  • Sillvana Zllatkova – 2 vjet burg me kusht

5 të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milion euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button