fbpx

Muzeu i Arteve Bashkëkohore me thirrje të hapur për të gjithë artistët e rinj për Bienalen e 13-të 

Muzeu i Arteve Bashkëkohore (MAB) fton artistët e rinj nga vendi dhe jashtë tij të paraqiten për Bienalen e 13-të të artistëve të rinj, që do të mbahet nga 5 maji deri më 1 shtator në MAB. Tema është pasioni për endjen (wɒndəlʌst), njofton Portalb.mk.

“Muzeu i Arteve Bashkëkohore në Shkup fton artistë të rinj në lëvizje pa qëllim. Ftojmë “endacakët” me shpresën se kjo lëvizje e papritur do të zbulojë dhe do të arrijë territore të reja. Territore ku mund të lëvizim kolektivisht dhe të gjejmë ndonjë ngjarje, risi. Muzeu i Arteve Bashkëkohor – Shkup është i hapur për aplikime nga artistë të rinj të moshës nga 18 deri 35 vjeç në formate dhe mënyra që lejojnë zhdukjen e qëllimeve. Kështu, tema kryesore e kësaj Bienaleje të artistëve të rinj nuk është mos pasja e asnjë qëllimi konkret në situatën aktuale të ngjarjeve në botë, por dëshira që gjithçka të jetë diku tjetër. Gjithçka që mund të ndodhë atje. Kurse, gjërat zakonisht ndodhin kur lëvizim. Pa vendosjen e një qëllimi të caktuar, mund të ndodhë gjithçka”, thuhet në kumtesë.

Thirrja është e hapur deri më 20 mars 2020, aplikacionet mund të dërgohen në formë elektronike në maqedonisht dhe anglisht në adresën e postës elektronike: info@msu.mk, me shenjim Aplikimi për Bienalen e artistëve të rinj. Aplikimi duhet të përmbajë një përshkrim të veprës, biografi të shkurtër deri në 500 fjalë, fotografi të veprës me të dhëna për titullin, vitin, teknikën dhe dimensionet, si dhe një listë të pajisjeve të nevojshme për realizimin teknik dhe udhëzime për instalimin e veprës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button