Gjykata vendosi që Boban Iliq në momentin kur do të marrë vendimin, duhet të paraqitet në burg

Gjykata Themelore në Kumanova ka pranuar ankesën e Prokurorisë për refuzimin e kërkesës së gjykatësit për të shtyrë fillimin e ekzekutimit të dënimit me burg për Boban Iliqin, raporton Portalb.mk.

Iliq është i dënuar me katër vjet burg, për krimin e kryer më 25 qershor 2016, duke e goditur për vdekje me veturë katër vjeçarin Almir Aliu.

“Gjykata themelore në Kumanovë vendosi që i dënuari menjëherë pas pranimit të vendimit të paraqitet në burg për të filluar mbajtjen e dënimit me burg”, raportojnë nga Prokuroria.

Babai i Almirit, Sedat Aliu, për sot e ka pasur për t’u paraqitur në burgun e Kumanovës për ta mbajtur dënimin 6 mujor, në bazë të vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, por nuk do të paraqitet derisa Këshilli Penal i Gjykatës së Kumanovës të vendos nëse do t’i lejohet ose jo, që ta anulojë mbajtjen e burgut për një periudhë tjetër.

“Kemi dërguar kërkesë deri te Gjykata Themelore e Kumanovës që Sedat Aliut t’i anulohet mbajtja e burgut për shkak se ka vajzë të vogël, por gjykata këtë kërkesë e ka refuzuar. Për këtë kemi bërë ankesë te Këshilli Penal i Gjykatës dhe e njëjta ende nuk ka vendosur. Besoj që për 2-3 ditë duhet të vendos”, thotë për Portalb.mk avokati Asmir Alispahiç.

Avokati thotë se nëse edhe Këshilli Penal e refuzon kërkesën, babai i Almirit, duhet patjetër të paraqitet në burg.

“Në rast të refuzimit, paraqitja në burg është e detyrueshme, në të kundërtën, shpallet fletëarrest”, shtoi Alispahiç.

Më 22 shkurt, përpara Gjykatës Themelore të Kumanovës është protestuar kundër vendimit për shkuarje në burg të babait, xhaxhait dhe kushëririt të Almirit, i cili ndërroi jetë nga goditja me veturë nga Boban Iliq.

“Vendimi për burgosjen e viktimave, pra familjarëve të Almirit, gjithsesi është i padrejtë, etnocentrik dhe antishqiptar. Prandaj ne sot këtu jemi që të kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtojë këtë vendim, të mos tallet me drejtësinë, pasi që revolta që i bëhet dhe padrejtësia mund të jetë shpërthim me përmasa të paparashikuara. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë, prandaj kërkojmë nga kjo gjykatë që të mos sillet me shpërfillje ndaj zërit të popullit, pasi që po ky popull të ngarkon dhe të shkarkon. Kërkojmë që viktimat të shpallen urgjentisht të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë”, tha një familjar i babait të Almirit, i cili e lexoi mesazhin e protestës.

Gjithashtu u protestua edhe më 26 shkurt në protestën e përbashkët për rastin “Monstra” dhe “rastet e montuara”.

Avokati paraprakisht deklaroi se po përgatisin aplikacionin për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburgut, pasi që ligji ua pamundëson të ankohen në Gjykatën Supreme.

Gjithashtu, duhet të paraqiten në Burgun e Kumanovës për mbajtje të dënimit me burg prej nëntë muajve edhe xhaxhai i Almirit, Avdulla Aliu dhe kushëriri Sami Demiri.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button