Gostivar, në spitalin e qytetit u vu në përdorim qendra modulare Kovid

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot vizitoi spitalin e Gostivarit ku u vu në përdorim qendra modulare KOVID.

“Ky është një model që ne e zbatojmë praktikisht në të gjitha qytetet e vendit. Përdorim një kapacitet spitalor që ka 35 shtretër dhe është plotësisht i pajisur me pajisje mjekësore. Duhet të arrijnë edhe aparati bashkëkohor për rëndgen dhe ECHO aparati me të gjitha sondat e nevojshme për ekzaminim, gjë që do ta bëjë këtë qendër plotësisht të përshtatshme për trajtimin e të gjithë pacientëve me KOVID, dhe në disa kushte të tjera të vazhdojë të shërbejë si një qendër urgjence, “tha Filipçe.

Në periudhën e kaluar, janë bërë investime të konsiderueshme në këtë institucion shëndetësor publik që u shërben 200 mijë banorëve, të cilët gravitojnë jo vetëm nga komuna e Gostivarit, por edhe nga Mavrovë-Rastushës, Dibrës, Vrapçishtit, e të tjera.

“Spitali është i njohur për ekspertizën e tij. Sallat e operacionit dhe reparti kirurgjikal janë rinovuar plotësisht ndërsa, do të vazhdoj të rinovohet edhe reparti i brendshëm. Ne gjithashtu biseduam me drejtorin për disa nga planet e mëposhtme. Këtë vit, pas shumë vitesh, për herë të parë spitali në Gostivar do të ketë rezonancë magnetike. Dhe kjo do të thotë që të gjithë këta banorë që do të kenë nevojë për atë shërbim nuk do të udhëtojnë më në Shkup por, do t’i bëjnë ato regjistrime këtu. “Aktualisht, situata me pandeminë në Gostivar është e qëndrueshme, por qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat e mbrojtjes,” tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button