RMV, janë plotësuar kushtet për pranimin e ndihmës prej 80 milion eurove nga BE-ja

Nga Ministria e Financave sot përmes një kumtesë kanë njoftuar se janë plotësuar kushtet për ndihmën e dytë prej 80 milion eurove e cila do të vije nga Bashkimi Evropian për kapërcimin e krizës me pandeminë e virusit korona, shkruan Portalb.mk

Nga kjo ministri potencuan se aktualisht pritet vetëm miratimi nga Komisioni Evropian dhe menjëherë pas kësaj, Ministria e Financave do të dërgoje kërkesë për pagesën e transhës së dytë prej 80 milion eurove.

“Janë përmbushur kushtet për marrjen e transhës të dytë prej 80 milionë euro nga ndihma makrofinanciare prej Bashkimit Evropian në shumën totale prej 160 milionë euro, të cilat janë të destinuara për kapërcimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona. Pas marrjes së miratimit nga Komisioni Evropian, Ministria e Financave do të dërgojë kërkesë për pagesën e transhës së dytë. Në të njëjtën kohë, në gjysmën e parë të muajit mars, do të dërgojë kërkesë për pagesën e transhës të dytë në vlerë prej 8 milionë euro nga Marrëveshja e rezistencës së BE-së, të cilën shpresojmë ta përfitojmë deri në fund të muajit tjetër”, informoi ministri i financave Fatmir Besimi në takimin me eurokomisarin për buxhet dhe administratë Johannes Hahn dhe eurokomisarin për ekonomi, Paolo Gentiloni, që u mbajt sot në Bruksel” kumtuan nga Ministria e Financave.

Ministri Besimi gjithashtu në këtë takim ka informuar edhe për përgatitjen e programit të ri për menaxhimin e financave publike për periudhën 2022 – 2027.

“Ministri informoi se këtë vit do të pregaditet Programi i ri për menaxhimin e financave publike për periudhën e vitit 2022 – 2027 dhe se do të ishte mirë derisa KE konsideron për përkrahje të këtij programi në kuadër të instrumentit IPA 3 dhe në periudhën e programimit për vitin 2021 – 2027” shkruan në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button