RMV, afër 500 mijë udhëtarë më pak ka pasur në transportin ajror gjatë tre muajve të fundit në vitin 2020

Në tremujorin e katër të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin paraprak, është regjistruar ulje e transportit të udhëtarëve për 56.9 %, ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të njëjtë kemi rritje për 8.5 %, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt  të vitit 2020, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor është 692 mijë”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke raportuar që në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kanë qenë 1,605,000 udhëtarë.

Në tremujorin e katër të vitit 2020, ka pasur 662,000 udhëtar në nivel kombëtar, ndërsa në nivel ndërkombëtar vetëm 30,000.

Transporti urban periferik është shfrytëzuar  9,312,000 herë nga qytetarët, ndërsa ai hekurudhor 64,000 herë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transporti urban është përdorur 51.5% më pak, ndërsa ai hekurudhor për 57%.

Enti sqaroi që qytetarët transporti ajror e kanë shfrytëzuar 149.536 herë, për 76% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur e kishin shfrytëzuar 623.546 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button