Ministrja Stefoska: Ashtu siç kemi premtuar, Teatri Shqiptar në Shkup do të hapet së shpejti, në pranverë

Ministrja e Kulturës, Irena Stevoska për Portalb.mk, sot deklaroi se Teatri Shqiptar në Shkup do të hapet shumë shpejtë, gjegjësisht në pranverë, ashtu siç kanë thënë më herët. Ky teatër, thotë ministrja madje ka qenë gati për t’u hapur në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar, por u shty për disa arsye, njofton Portalb.mk.

“Hapja e teatrit është planifikuar për në nëntor, por edhe drejtori edhe të punësuarit duke e pasur parasysh situatën KOVID, vlerësuan se më mirë që të pritet pranvera, hapja zyrtare do të ndodh shumë shpejtë në pranverë. Nuk ka asnjë arsye se pse deri më tani nuk është bërë hapja zyrtare”, tha ministrja Stefoska.

Ajo shtoi se është bërë pranimi teknik dhe se gjithçka është gati për të punuar.

Ministrja Stefoska dha përgjigje identike sikur në dhjetor të vitit 2020:

“Në lidhje me Teatrin Shqiptar dua të tregoj se pas shumë viteve përfundimisht Teatri është vendosur në funksion, ka fituar pranim teknik. Po punohet akoma. Po, ishte e paraparë hapja e Teatrit deri në vitin e ri, por drejtori dhe punëtorët vlerësojnë se duhet të kryhen edhe disa punime. Në pranverë Teatri do të jetë i hapur edhe zyrtarisht”, premtoi ministrja më 17 dhjetor 2020.

Ndryshe, hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ishte në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Teatri Shqiptar i Shkupit ka thuajse 7 vite që është nën rinovim kurse lëshimi në përdorim i së njëjtës vazhdonte të jetë në shtyrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button