RMV, dërgesa e dytë e vaksinave “Pfizer” nga Serbia pritet të arrije nesër në vend

Dërgesa e pjesës së dytë të vaksinave “Pfizer” nga Serbia do të arrijnë nesër në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në pikën kufitare në Tabanovc. Këto vaksina do ti sjelle ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar, shkruan Portalb.mk.

Pas 4.860 dozave të vaksinës “Pfizer” të cilat u sollën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër në vend nesër pritet të arrije dërgesa e dytë e vaksinave.

“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nesër në pikën kufitare në Tabanovc do të pres delegacion nga ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar i cili do të dorëzoje edhe pjesën e dytë të vaksinave “Pfizer” për RMV-në” kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

RMV, deri tani janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër Covid-19

Deri më tani 1.155 punonjës shëndetësor e kanë pranuar vaksinën kundër Covid-19. Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive ishin të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19.

“Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button