fbpx

Prokuroria nuk do ta përndjekë Vangellovskin për lëndët e fshehura në sirtar

Nga Prokuroria njoftojnë që nuk do ta përndjekin në bazë penale ish kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, për lëndët të cilat supozohet t’i ketë mbajtur në sirtar deri në parashkrim, për shkak se kanë ekzistuar vetëm baza për përgjegjësi pranë Këshillit Gjyqësor, ndërsa gjykatësi ka qenë i shkarkuar, njofton Portalb.mk.

Në vazhdim sqarimi nga prokuroria:

“Prokuroria Themelore Publike Shkup miratoi rezolutë lidhur me njoftimin nga 29.10.2019 të Gjykatës Supreme të RMV-së, në të cilin janë përmendur lëndët që janë gjetur pas vendimeve të miratuara gjatë largimit nga funksioni gjyqtar, të kryetarit të atëhershëm të Gjykatës Supreme dhe të një gjykatësi tjetër. Prokurori publik kompetent e miratoi rezolutën, për shkak se nga aspekti juridiko-penal ka rezultuar që nuk ka baza për dyshim që është kryer vepër penale që përndiqet me detyrë zyrtare.

Përkatësisht, këtë njoftim Gjykata Supreme e RMV-së fillimisht e ka parashtruar në Këshillin gjyqësor të RMV-së, që më pas e ka dërguar në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse më pas lënda është dërguar në kompetencë të PTHP-së Shkup.

Pas pranimit të këtij njoftimi bashkë me procesverbalin nga mbledhja e Repartit për vepra të dënueshme të Gjykatës Supreme, të mbajtur më 03.10.2019, PTHP Shkup ka bërë kontrolle në Gjykatën Supreme të RMV-së dhe në Këshillin gjyqësor. Njëkohësisht, në prokurori është hetuar edhe ish kryetari i Gjykatës supreme i cili ka dhënë deklaratë, ndërsa më vonë edhe me shkrim ka dorëzuar sqarime përmes avokatit të vet.

Nga analizat e bëra dhe nga kontrollet e zbatuara rezultoi që gjendjet e konstatuara në raport dhe procesverbalin e Gjykatës Supreme të RMV-së sugjerojnë në vlerësim të kryerjes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksioneve gjykatës dhe kryetar gjyqi që është në kompetencë të Këshillit gjyqësor të RMV-së. Megjithatë, kryetari i denoncuar i gjykatës veç më ka qenë i shkarkuar nga funksioni gjykatës në bazë tjetër.

Ndërkaq nga aspekti juridiko-penal, prokuroria nuk konstatoi që ekzistojnë baza për dyshim se janë kryer vepra penale që përndiqen me detyrë zyrtare, thuhet në komunikatë.

Lëndët e fshehura në sirtar

janar të vitit 2020 në momentin e pranim – dorëzimit të funksionit në kabinetin e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, u gjetën rreth tridhjetë lëndë të vjetra me vendime të marra, një pjesë e të cilave ishin të nënshkruara nga gjyqtarët, e një pjesë jo.

“Këtë situatë e paraqita në Departamentin penal, e më pas në Këshillin Penal dhe e shqyrtuam secilin rast veç e veç dhe morëm vendime të duhura për atë se çka të bëhet me ato lëndë, sepal ato nuk mund të verifikoheshin duke qenë se kishte kaluar shumë kohë”, sqaroi asokohe u.d. kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arsllani.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, në lidhje me këtë, asokohe, se lëndët gjyqësore janë mbajtur për vite me radhë në sirtarët kryetarit të shkarkuar Vangellovski, dhe se për këtë e ka informuar Prokurorinë Themelore Publike. Në lidhje me lëndët, ai tha që palëve u ishin shkelur të drejtat e veprimit urgjent, përkatësisht veprimi në përputhje me parimin e gjykimit brenda një kohe të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button