fbpx

Është realizuar takimi i parë i komisionit për Kodrën e Diellit, Sulemani: U morëm vesh që ta heqim “Elem Turs” nga kjo qendër

Analiza e situatës aktuale në Kodrën e Diellit, plani detal urbanistik si dhe mundësia e heqjes së “Elem Turs” nga pozita e menaxherit me këtë qendër turistike, të gjitha këto janë diskutuar dje nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe të disa ministrive. Sulemani nga “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” u shpreh optimist se megjithatë, ka shpresë për dritë në fund të tunelit. Takimet e tilla, do të vazhdojnë ditëve në vijim, shkruan Portalb.mk.

Ky komision i cili është paraparë të vendos për “fatin” e qendrës turistike “Kodra e Diellit” është formuar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Portalb.mk javë më herët rikujtoi ministrit premtimin për këtë komision.

Komisioni i përbërë nga përfaqësues të iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu, nga Ministria e Ekologjisë, Hisen Xhemaili, nga Komuna e Tetovës, Drita Abdiu Halili, nga Ministria e Bujqësisë, Dritan Ramadani dhe Shauket Hazari nga Agjencioni për Zhvillim të Turizmit, Aleksandar Gjeorgjievski dhe nga Ministria e Ekonomisë, Bekim Haxhiu, Xhevat Daipi dhe Arlinda Kasapi filloi me punë dje.

Në këtë takim, drejtori i “Elem Turs” ka informuar se kjo drejtori aktualisht është në humbje prej 75.000.000 denarëve, gjë që sipas Sulemanit nga “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” e bllokon tërësisht mundësinë e zhvillimit të Kodrës së Diellit.

Hamdi Sulemani nga iniciativa "Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit".
Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

“Drejtori me numra te sakte tregoi se kompania te cilën menaxhon tani për tani është në humbje prej 75.000.000 million denareve , dhe i njëjti reflektim vjen pasi që “Elem Turs” ka nën udhëheqje disa resorte te ndryshme ne RMV te cilat nuk janë aspak profitabile. Kjo është një ndër elementet kryesore për mos zhvillimin, apo planifikimin e investimeve te reje dhe njëkohësisht element kryesore për bllokimin e çdo procesi për një rimëkëmbje të qendrës turistike Kodra e Diellit” theksoi Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Sulemani gjithashtu theksoi se në këtë takim janë shpalosur edhe keqpërdorime të cilat bëhen në këtë qendër turistike, ai shtoi se me ardhjen e drejtorit në funksion, sipas Avziut këta keqpërdorues po luftohen.

Ndërkaq Drita Abdiu Halili nga Komuna e Tetovës ka prezantuar planin urbanistik për Kodrën e Diellit, për këtë, Sulemani gjithashtu theksoi se është bë një një humbje kohe nga Komuna e Tetovës dhe sipas tij, deri tani nuk ka asnjë indice për një plan detal urbanistik kualitativ.

“Komuna e Tetovës deri sa ka humbur kohë dhe nuk ka bere lëvizje adekuate kualitative me planin Detal Urbanistik, te cilin fatkeqësisht e përpilon vetëm për vikend lagjen dhe jo për tërë resortin turistik, ne kërkuam që në mënyre sa më të zhdërvjelltë dhe ne komunikim me te gjitha institucionet përkatëse të përpilohet plan i detajuar, me një trajtim me bashkëkohorë, dhe planifikimet e reja ti parashohin ne baze te normativave për projektim ne vende me lartësi mbidetare dhe me kushte specifike klimatike” shtoi Sulemani.

Kodra e Diellit, foto nga Dritan Abdiji
Kodra e Diellit, foto nga Dritan Abdiji

Sipas Sulemanit, shkaku kryesor i ngulfatjes dhe bllokimit të qendrës turistike “Kodra e Diellit” është mungesa e vendparkingjeve, që sipas tij, zgjidhja e vetme do të ishte teleferiku i cili kalon nga Tetova në Kodrën e Diellit.

“Ngufatja dhe bllokimi i qendrës turistike bëhet pasi që nuk kemi edhe parkingje adekuate, dhe në ketë pikë u bisedua që në mënyre më të përshpejtuar të filloje edhe planifikimi i një teleferiku te ri nga Tetova deri në Kodrën e Diellit. Për te pas një qendër turistike ekologjike me zero emision te djegieve të karburanteve, e pa shmangshme është ndërtimi i teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit” theksoi Hamdi Sulemani.

Ai në mes të tjerash theksoi se të gjitha palët janë pajtuar se udhëheqësia e deritanishme e Kodrës së Diellit, pra “Elem Tus” është një dështim dhe keqmenaxhim, me të cilin sipas Sulemanit është e pamundur të bëhet zhvillimi i qendrës turistike Kodra e Diellit.

Sulemani potencoi se nga grupi punues është vendosur që nga Qeveria e RMV-së do të kërkohet që qendra turistike “Kodra e Diellit të ndahet nga “Elem Turs” dhe të fillohet puna për të formuar partneritet publiko-privat për Kodrën e Diellit.

Ndryshe, për funksionalizimin e këtij komisioni, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në dhjetor premtoi 20 janarin, këtë premtim nuk e mbajti ndërsa premtimin e tij e shtyu për datë 20 shkurt. Ky komision pritet të vendos për gjërat kryesore të cilat e tangojnë qendrën turistike Kodra e Diellit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button