Qendra për trajnim të pilotëve është duke u rrjetëzuar me 30 qendra të NATO-s në Evropë

Qendra për trajnim të pilotëve po bëhet pjesë e një rrjeti të NATO-s me më shumë se 30 qendra trajnimi për fluturime në Evropë. Belgjika është aleati i fundit që u bashkua me iniciativën e trajnimeve të NATO-s për fluturimit në Evropë (NFTE), që në qershorin kaluar e iniciuan njëmbëdhjetë aleatë – ministrja e Maqedonisë dhe homologët e saj nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Turqia, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Kjo iniciativë do të forcojë kapacitetet evropiane për pilotët dhe trajnime dhe do të zvogëlojë varësinë e NATO-s nga kapacitetet për trajnim të SHBA-së, që gjithashtu do të kontribuojnë në një ndarje më të mirë të përgjegjësive”, tha Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Aleancës Mirçea Joanna.

NFTE synon të sigurojë kapacitet të mjaftueshëm për trajnimin kulmor të pilotëve në Evropë, duke rrjetëzuar më shumë se 30 qendra kombëtare dhe shumëkombëshe për trajnime bazike, të mesme dhe të avancuara të pilotëve të helikopterëve, të aeroplanëve luftarakë dhe personelit të aeroplanëve transportues dhe dronëve.

“Ky është një prioritet i lartë, duke pasur parasysh që për shumë aleatë më të vegjël evropianë, nevojat kombëtare nuk justifikojnë ekzistencën e qendrave kombëtare të trajnimit. Si rezultat, Aleatët shpesh dërgojnë pilotë për trajnim në Shtetet e Bashkuara, e cila është një barrë shtesë mbi kapacitetet amerikane”, kanë sqaruar nga selia e NATO-s

“Qendra jonë për trajnim të pilotëve do të bashkohet me familjen e NATO-s për trajnim për fluturime në Evropë. Përveç Maqedonisë së Veriut në këtë iniciativë për këtë shkollë janë edhe Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi, Turqia, Portugalia, Rumania dhe Spanja, e që nga sot, na është bashkuar edhe Mbretëria e Belgjikës, për çka para pak kohe kemi nënshkruar të gjithë ministrat e mbrojtjes të këtyre vendeve. Uniteti i forcon mundësitë!” publikoi ministrja Radmilla Shekerinska, vitin e kaluar paralajmëroi investime në aviacion.

Qendra për trajnim të pilotëve u hap në 2011 me një marrëveshje midis Ministrisë së mbrojtjes dhe kompanisë izraelite “Elbit”, me vlerë 43 milionë euro. Sipas marrëveshjes, ministria duhej të paguante Elbit 5.3 milion euro në vit për tetë vitet e ardhshme, pas së cilës ajo do të merrte përsipër Qendrën me të gjithë infrastrukturën, mjetet fluturuese dhe simuluesit.

Ditën e fundit të vitit të kaluar, u bë zyrtarisht pranim-dorëzimi midis Shtabit të përgjithshëm të ARM-së dhe kompanisë ELMAK-Elbit Sisteme dhe kështu Qendra u bë pjesë e ARM-së, përkatësisht Skuadriljes për trajnim në forcën ajrore WING  (KRAHU grupi vëzhgues- sulmues v.j.).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button