Pendarovski për arratisjen e Mijallkovit: E papranueshme, kjo i diskrediton shpresat për përballje me krimin

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nëpërmjet një kumtese reagon ndaj arratisjes së ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, duke i ftuar institucionet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që të zbatohet vendimi i gjykatës për paraburgimin e tij, njofton Portalb.mk.

“Këto ndodhi janë të papranueshme për një vend që pret t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe i cili është duke punuar shumë në reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimit të besimit në shtetin ligjor. Kjo i diskrediton përpjekjet dhe shpresat për përballje me krimin dhe korrupsionin e lartë”, thotë Pendarovski.

Presidenti pret që institucionet kompetente në afat të shkurtër kohor të zbatojnë hetim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nëse konstatohen çfarëdo lëshimesh nga ana e institucioneve të ndërmerren masa për përgjegjësi.

“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi morale dhe penale. Lufta për shtet ligjor do të thotë që çdokush që ka gabuar para ligjit të ndëshkohet”, porositi presidenti.

Ndryshe, nga e diela në orën 16:00 ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkovit, i është humbur çdo gjurmë. Atij paraprakisht masat e deritanishme të sigurisë dje iu ndërruan me burgim shtëpiak, pas kërkesës së prokurorisë për lëndën “Target-Fortesa”, për të cilin gjykata pritej të vendosë më 26 shkurt.

Prej dje asnjë gjurmë nga Sasho Mijalkovi, MPB-ja ka lëshuar urdhër arrest

Nga e diela në orën 16:00 ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkovit, i është humbur çdo gjurmë. Atij paraprakisht masat e deritanishme të sigurisë dje iu ndërruan me burgim shtëpiak, pas kërkesës së prokurorisë për lëndën “Target-Fortesa”, për të cilin gjykata pritej të vendosë më 26 shkurt.

Para se të zbulohej informacioni për zhdukjen e Mijalkovit, në rrjetet sociale reaguan disa qytetarë për praninë e madhe të policisë në daljet të Shkupit, të cilët, të armatosur me pushkë automatike, kontrolluan të gjitha automjetet.

Emri i Mijalkovit tashmë edhe zyrtarisht qëndron në mesin e të kërkuarve në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe është lëshuar urdhër arrest dhe po kërkohet.

“Mijalkov Sasho, babai Jordan, nëna Milka, i lindur me 15.09.1965 në Shkup, me vendbanim në rrugën Naroden Front Nr. 5-31 në Shkup, kërkohet pas urdhrit për lëshim të fletëarrestit nga Gjykata Themelore Shkupi 1, ndërsa në bazë të vendimit të gjykatës me të cilin iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës – “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar “nga neni 353, vepra penale “Bashkimi kriminal” nga neni 394 dhe vepra penale “Pranim shpërblimi për ndikim të paligjshëm” nga neni 359 i Kodit Penal”, thuhet në buletinin e MPB-së për personat në kërkim.

Pothuajse tre javë para premtimit dhe dhënies së fjalës më 26 mars 2019 para Gjykatës së Apelit se ai nuk do të arratisej, Mijalkov dha një deklaratë tjetër. Kjo deklaratë u dha më 8 mars 2019 para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, menjëherë pas vendimit në çështjen “Titanik 2”, me të cilin para dy vitesh ai u dënua me 3 vjet burg. Pastaj Mijalkov tha se problemet nuk zgjidhen duke ikur dhe se stili i tij i jetës nuk është të ikë.

Të premten ishin fjalët përfundimtare të mbrojtjes, ndërsa me date 26 shkurt do të merret vendimi i plotfuqishëm nga ana e gjykatës.

Lexoni më shumë për rastin “Target-Fortesa” duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button