RMV, u larguan 9.8 tonë substanca të rrezikshme nga hapësirat e OHIS-it

Në hapësirat e fabrikës OHIS janë larguar gjithsej 9.8 tonë reagjentë të rrezikshëm, për t’u transportuar në Francë për asgjësim, transmeton Portalb.mk.

“Në hapësirat e OHIS, janë larguar mbetje të rrezikshme kimike, gjegjësisht 4.6 tonë substanca me përbërje të njohur dhe 5.2 tonë substanca me përbërje të panjohur”, njoftojnë nga Inspektorati i mjedisit jetësor, duke vlerësuar se procedura për largimin e mbetjeve kimike është realizuar me sukses.

Inspektorati sqaroi që gjatë transportit janë përmbushur të gjitha kushtet për një transport të sigurt, për çka edhe ka pasur kufizime për lëvizjen e njerëzve dhe veturave në ato hapësira.

Raportohet që pas kryerjes së procesit të doganimit, mbetjet janë dërguar për asgjësim në Francë. Ndryshe, deri më tani pritej përgjigje e konfirmuar nga Franca për transportimin dhe shkatërrimin në inseneratorin e Lionit të dhjetë tonë kimikateve të OHIS-it. Katër shtete, Serbia, Hungaria, Austria dhe Gjermania, përmes të cilave do të duhet të kalojnë substancat e rrezikshme, tashmë i kanë marrë dokumentet dhe po presin marrjen e lejes nga Franca, të miratojnë tranzitin.

Inseneratori në Lion do të duhet të shkatërrojë këto mbetje, të cilat janë sasitë e fundit të substancave të rrezikshme nga gjithsej 64 tonë kimikate të rrezikshme që përmbajnë metanol, monomer akrilonitrile, por edhe kimikate të panjohura, të cilat në oborrin dhe ndërtesat e dikurshme të fabrikës kimike kanë qëndruar për dekada dhe ishin një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit.

Në fund të muaji dhjetor, Inspektorati ka realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në rrethin e fabrikës OHIS, ku veprojnë gjashtë instalime, njëra prej të cilave për prodhimin e vajit të kanabisit, ndërsa të tjerët ruajnë mbeturina të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Njëra prej tyre është kompania “Eko-centar”, e cila punon në eksportin e kimikateve të rrezikshme që janë mbetje historike dhe mbetje të funksionimit të uzinës kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button