Shkaktoi reagim të ashpër, u rikthye politika e re e privatësisë së WhatsApp pa asnjë ndryshim

WhatsApp ka planifikuar të ri-prezantojë politikën e re të privatësisë e cila nxiti një reagim të ashpër dhe masiv nga përdoruesit kundër aplikacionit duke larguar shumë prej tyre drejt platformave rivale, raporton PCW.

Kompania tha se do të njoftojë përdoruesit për politikën e re të privatësisë në javët në vijim duke ofruar më shumë informacion lidhur me ndryshimet përpara se ti kërkojë një përdoruesi ti pranojë termat e reja.

“Në javët në vijim do të shfaqim një baner në WhatsApp që ofron më tepër informacion” shkruante WhatsApp në një postim në blog. “Kemi shtuar më shumë informacione shpjeguese për të adresuar shqetësimet që kemi dëgjuar.”

Politika e re e privatësisë është e njëjta që kompania bëri publike në Janar por që vendosi ta shtyjë për reagimeve. Tani politika e re pritet të aplikohet deri më 15 Maj. Ajo përfaqëson hapin ambicioz të Facebook drejt tregtisë online.

Ajo që ka shqetësuar përdoruesit janë ndryshimet e bëra pa paralajmërim duke shtuar më tepër mosbesimin tek kompania mëmë Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button