Antikorrupsioni ngriti procedurë kundërvajtëse kundër drejtorit të ri të MEPSO-s, Kushtrim Ramadani

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme votoi ngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër drejtorit të ri të MEPSO-s, Kushtrim Ramadani, njofton Portalb.mk.

Procedura ngritët për shkeljen e nenit 47 paragrafi 2 alineja 3 nga Ligji për Parandalimi të Korrupsionit.

“Propozojmë që të ngritët procedurë kundërvajtëse kundër personit zyrtar Kushtrim Ramadani, në pajtueshmëri me nenin 105 paragrafi 1 alineja 7 në lidhje me nenin 47 paragrafi 2 alineja 3 nga Ligji për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave”, tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Kah fundi i vitit të kaluar, Qeveria ka kërkuar qëndrim nga Antikorrupsioni, e cila ka konfirmuar se do të ketë konflikt të interesave nëse Ramadani, asokohe nënkryetar i KRRE-së, do të ulet në karrigen e MEPSO-s. Megjithatë, më 1 dhjetor, Bordi Mbikëqyrës i kompanisë energjetike e ka zgjedhur mu këtë kandidat për kryetar të Bordit Drejtues dhe drejtor të përgjithshëm.

Mendim nga Antikorrupsioni, ashtu siç u publikua, ka kërkuar edhe personalisht kryeministri Zoran Zaev, në takim pune të mbajtur më 23 tetor.

Në letër nga Antikorrupsioni deri te qeveria është theksuar se ka konflikt të interesave. Nëse emërohet Ramadani drejtor i MEPSO-s, do të shkelen ligjet për parandalim të konfliktit të interesave dhe për energjetikë. Ramadani nuk mundet të jetë drejtor i përgjithshëm i MEPSO-s dy vite pasi që t’i mbarojë mandati si anëtar i KRRE-së.

“Kryetari dhe anëtarët e KRRE-së, në afat prej dy viteve pas ndalimit të kryerjes së autorizimeve dhe obligimeve publike, nuk munden të emërohen anëtarë të organit për udhëheqje të kryerësve të veprimtarive të rregulluara energjetike, por edhe të kryerësve të veprimtarive energjetike të cilët kanë për detyrë sigurimin e shërbimit universal, gjegjësisht publik duke pasur parasysh funksionin mbikëqyrës që e ka KRRE ndaj këtyre trupave”, thuhet në mendimin e Antikorrupsionit të dërguar në Qeveri.

Ramadani është kuadër i BDI-së, a në fletën e pronësisë së tij që e ka dorëzuar tek Antikorrupsioni thekson se posedon një shtëpi prej 300 metra katrorë në Kumanovë, tonë në fshatin Opajë dhe automjete të tipit “Mercedes” dhe “Citroen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button