Shilegov: Punojmë në rritjen e regjistrit të emrave nga të cilët pastaj do të tërhiqen emrat e rrugëve në Qytetin e Shkupit

Në të kaluarën për emrin e një rruge në Shkup vendosej edhe emër i cili duhej, ndërsa posaçërisht emër i cili nuk duhet dhe pikërisht ata janë targetët në premtimin tim parazgjedhor. Tani punojmë në rritjen e regjistrit të emrave të rrugëve për Qytetin e Shkupit. Deri tani, Qyteti kishte rreth 590 emra për rrugët, ndërsa ne e rritëm atë numër për 570 plus emra të rinj prej të cilëve pastaj do të tërhiqen emrat e rrugëve, tha sonte kryetari i Shkupit Petre Shilegov, njofton Portalb.

“Qyteti është traditë. Nuk mundeni që shkupjanëve t’u thoni kjo rrugë është ‘Aminta Treti’, ajo ka qenë ‘Leninova’ nga vitet e 45-ta e këtej. Nuk mundet që rruga të jetë ‘Jordan Mijallkov’, ajo është ‘Zhelezniçka’. Nga bisedat e qytetarëve sot askush nuk e thërret rrugën ‘Aminta Treti’ edhe pse kjo rrugë e ka këtë emër tashmë dhjetëra vite. Këdo që ta pyesni sot askush nuk thotë se shkon në rrugën ‘Jordan Mijallkov’, por në ‘Zhelezniçka’. Duhet t’u përshtatemi shprehive dhe traditës së qytetarëve”, tha Shilegov në intervistë për TV Sitel.

Procedura për emrat e rinj në Qytetin e Shkupit, siç theksoi, ka zgjatur më shumë se një vit me anketa dhe thirrje publike.

“Të gjithë propozimet e qytetarëve janë vendosur dhe janë pjesë e këtij regjistri. Komisioni nesër mblidhet dhe do të ndërmerr qëndrim definitiv. Ne krijojmë regjistër, nuk emërojmë rrugë. Nga ai regjistër do t’i tërheqim emrat e disa rrugëve që duhet të ndryshohen. Komisioni nesër do të merr qëndrim definitiv para seancës së paralajmëruar të Këshillit të Qytetit të Shkupit me qëllim që të dalim me numër të pastruar të emrave në regjistër”, tha Shilegov.

Ajo çka është si propozim, potencoi ai, nuk do të thotë se do të emërohet dhe shtoi se askush nuk i pyeti shkupjanët para dhjetë viteve kur i emëroi rrugët, ndërsa tani ky proces po mbahet aktiv më shumë se një vit dhe secili mund të ofronte emra për rrugët.

I pari i Shkupit foli edhe për ndryshimin e dokumenteve personale, me ç’rast shtoi se qytetarët nuk duhet menjëherë t’i ndërrojnë dhe të kenë shpenzime shtesë për atë.

“Si do t’ju skadojë afati i dokumentit personal, kur ju vjen ndërrimi i dokumenteve personale ashtu do t’i ndërroni, nuk do të ketë kurrfarë sanksione për qytetarët”, theksoi Shilegov.

I pyetur se nëse do të kandidohet për mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Shilegov potencoi se kandidaturën për kryetar të Qytetit të Shkupit e konfirmon LSDM. Shtoi se do ta dorëzojë kandidaturën e tij në suaza të partisë, ndërsa organet e partisë, siç tha, do të vendosin për këtë. Ai beson se do ta ketë mbështetjen e tyre, si dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit sot shpalli listën e 571 emrave të personave, qyteteve, vendeve dhe figurave historike sipas të cilave do të emërtohen rrugët, sheshet dhe parqet në qytet. Emrat e këngëtarit David Bowie dhe grupit “Queen” do vendosen në rrugët e Shkupit. Rrugët do të emërtohet sipas grupeve “Bukë dhe kripë”, “Atletja e majt” dhe “Mizar”, sipas Esma Rexhepova, si dhe sipas filmit “Toka e mjaltit”, njofton Portalb.mk.

Në listë është  edhe gazetari Nikolla Mladenov, këngëtarja Vanja Llazareva, arkitekti Zhivko Popovski, sportistët Bllagoja Georgievski-BushturAtina Bojaxhi, si dhe nënkryetari i Shkupit Enver Maliqi. Në listë përfshihen edhe shkrimtarët Petre M. AndreevskiBllazhe Koneski, Vllado Maleski.

Propozohet që një shesh të quhet “Besimi, shpresa dhe dashuria”, ndërsa rruga të emërohet edhe sipas vendit Nivici ku u nënshkrua Marrëveshja e Prespës.

“Lista përfshin emra të personaliteteve të shquara në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike urbane, kombëtare dhe botërore, ngjarje më të rëndësishme në historinë maqedonase dhe botërore, emra të dhënë nga toponimet e qyteteve në vend dhe rajon dhe emra të tjerë. Kjo shtesë në listë ka për qëllim të rrisë numrin e emrave të grave dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në kontekstin historik dhe kulturor, si dhe anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Shkup, por edhe numrin e toponimeve të rajoneve dhe rëndësia globale. Nga gjithsej 571 emra, 479 janë emra të personave të shquar, nga të cilët 79 janë emra grash, ndërsa 92 emrat e mbetur janë emra termash që tregojnë ngjarje të rëndësishme, toponime dhe nocione të tjera. Në mënyrë shtesë në listë janë kthyer edhe emrat e rrugëve nga periudha e solidaritetit dhe ndërtimit të Shkupit të pasluftës, të cilët u hoqën me vendimet e mëparshme të Këshillit të Qytetit”, thuhet në shpjegimin e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button