Gazetarët dhe punonjësit medial do ta marrin vaksinën anti-kovid në fazën e dytë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot realizoi takim me Mlladen Çadikovskin, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Dragan Sekullovskin, drejtor ekzekutiv dhe Tamara Gërnçarovskën dhe Pavlle Bellovskin, anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM), informuan nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Në takim është biseduar për rëndësinë që gazetarët të jenë pjesë e grupeve me prioritet për vaksinim kundër Kovid-19 për shkak të natyrës së punës së tyre dhe rrezikut të lartë të ekspozimit ndaj këtij virusi.

Ministri Filipçe në takim ka informuar se sipas Planit kombëtar për vaksinim për Kovid-19, gazetarët dhe punonjësit medial tashmë janë përfshirë në fazën e dytë të imunizimit dhe bëjnë pjesë në kategorinë e qytetarëve nga institucione vitale për funksionimin e shtetit, që domethënë se gazetarët dhe punonjësit medial do të vaksinohen menjëherë pas përfundimit të vaksinimit të grupeve të cilat janë paraparë në fazën e parë, ndërsa për të cilët vaksinimi filloi dje dhe po vijon.

Vaksinimi për gazetarët dhe punonjësit medial nga transmetuesit, mediat e shtypura dhe ato on-lajn, në të gjithë territorin e shtetit, do të jetë vullnetarisht.

Përgatitja e listave të të interesuarve në media për vaksinim do të duhet të parashtrohen nga secila medie në veçanti, në bashkëpunim me SHGM-në, SPGPM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Termini për vaksinim të të
regjistruarve në media do të përcaktohet sipas protokolleve për imunizim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa hollësitë rreth procedurës për regjistrim do të vijojnë gjatë dy javëve të ardhshme.

Vaksinimi në vend filloi dje me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjithë vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.

Nga 85.179 persona të cilët deri më tani janë të interesuar që të marrin vaksinë, 38 mijë janë mbi moshën 70-vjeçare, publikoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button