Në Shkup nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit

Disa rrugë të Shkupi do të jenë të kufizuara për lëvizje, për shkak protestave që do të organizohen nesër, transmeton Portalb.mk. Protesta gjithashtu do të vazhdojë edhe të hënën dhe të martën e ardhshme.

“Në periudhën kohore nga ora 14:00 deri në ora 17:00 në Shkup është e paralajmëruar protestë e organizuar nga ana e pronarëve të restoranteve për ngjarje të organizuara, përfaqësues të foto studiove dhe grupeve muzikore”, njoftojnë nga Policia.

Kufizimet do të përfshijnë bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, “Brigada e 16-të maqedonase” dhe “Brigada Internacionale”, pasi protesta do të realizohet në udhëkryqin që lidh këto rrugë. Prandaj, policia kërkoi nga qytetarët që të respektojnë urdhrat policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button