Është regjistruar Bashkësia Islame Selefiste, BFI: është kundër unitetit të muslimanëve në Maqedoninë e Veriut

Gjykata Themelore Shkupi 2 ka regjistruar një bashkësia fetare islame, paralele me atë ekzistuesen, me të cilën udhëheqë reisi Shaqir Fetahu. Nga BFI, reagojnë ashpër se sipas ligjit nuk lejohet regjistrimi i dy institucioneve të njëjta fetare dhe se është i dëmshëm për unitetin e muslimanëve. Ata i ftojnë qytetarët që të mos bien pre e kësaj bashkësie, siç thonë ata, të themeluar nga gjykatësja Suzana Donçevska, njofton Portalb.mk.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt në krye me reis ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, më datë 16 shkurt ka shqyrtuar zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e një bashkësie fetare islame të quajtur, Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe vlerësoi se e njëjta është e dëmshme për unitetin e muslimanëve në Maqedoninë e Veriut.

“Me indinjatë të thellë reagojmë kundër Gjykatës Themelore Shkupi 2 – Shkup, e cila ka regjistruar këtë gjoja bashkësi fetare, vendim që mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska. Ky akt është i turpshëm dhe shumë i dëmshëm për unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë është tentim për paralelizëm institucionit kushtetutar të Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në konkluzionin e Rijasetit.

Nga atje thonë se aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisin tendencioz dhe, sipas tyre, me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV.

“Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare”, thonë nga BFI.

Bashkësia Fetare Islame, thuhet në reagim, prej momentit të parë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke e gjykuar ashpër këtë vendim njoftoi të gjitha instancat shtetërore duke filluar nga presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, kryeministri si dhe faktorin ndërkombëtar në vend. “

“Apelojmë te të gjithë besimtarët tanë në RMV dhe bashkatdhetarët tanë në Evropë e gjetiu, mos të bien në grackën dhe kthetrat e bashkësisë së themeluar nga Donçevska dhe me bindje të paluhatshme u tregojmë se kjo bashkësi është pjellë e strukturave dashakeqe në vend për ta dëmtuar thellë unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësinë Fetare Islame në veçanti. Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë tonë, prandaj në mënyre kategorike dhe pa kompromis do të vazhdojë të mbrojë unitetin dhe dinjitetin e besimtarëve të vendit”, thonë nga BFI.

Në lidhje me atë se kush qëndron prapa kësaj, nga BFI-ja nuk dëshiruan të komentojnë, por thanë se do t’i ndjekin rrugët ligjore. Sipas një dokumenti të publikuar nëpër rrjete sociale, prapa kësaj qëndron Xhemal Jakupi nga Shkupi.

Nëpër rrjetet sociale, Facebook dhe Tuitter, kjo bashkësi ende nuk ka hapur ndonjë faqe të saj. Shohim vetëm se po përhapet një fotografi me të dhëna, për këtë bashkësi.

Sipas kësaj, kjo bashkësi selinë e ka në Çair.

Bashkësia islame Selefiste Dar El Hadith
Bashkësia islame Selefiste Dar El Hadith

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button