BE-ja ka siguruar edhe 300 milionë doza të vaksinës anti-kovid

Bashkimi Evropian ka blerë mbi 300 milionë doza shtesë të vaksinës anti covid nga kompania amerikane Moderna – tha shefja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen, të mërkurën.

Marrëveshja e re, që ajo e ka quajtur një lajm të mirë, i shtohet stokut të vaksinave të BE ndërkohë që blloku përpiqet të arrijë objektivin e vaksinimit të 70 për qind të të rriturve deri në mes të shtatorit. Komisioni tani ka akses në një portofol prej 2.6 miliardë dozash të tre vaksinave të miratuara në BE dhe tre vaksinave të tjera në perspektivë që do të ofrohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm – tha Von der Leyen, transmeton TCH.

“Ne duhet të ruajmë ritmin e vaksinimeve në javët dhe muajt që do të vijnë. Shpërndarja e tre vaksinave të miratuara do të rritet dhe vaksinat e reja do të jenë të disponueshme shumë shpejt pas miratimit të EMA-s”, tha ajo.

“Numerikisht, kjo është më shumë se e mjaftueshme për 450 milionë banorët e BE, me tepricën që sipas shefes së  komisionit evropian, do ti shkojë vendeve fqinje. Por, një tjetër arsye për mbledhjen e një stoku të tillë, është që të bllokohet mundësia që virusi të pësojë mutacione, siç është parë me disa variante që duket se janë pjesërisht rezistentë ndaj vaksinave aktuale. Ne duhet të jemi vigjilentë në mënyrë që nëse do të përballemi me mutacione, ti luftojmë ato me vaksina të përmirësuara”, tha Von der Leyen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button