SHGM dhe Këshilli Gjyqësor Mediatik nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Sot në zyrën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Xhemali Saiti si dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Mediatik Ivan Xholev nënshkruan memorandum për bashkëpunim, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij memorandumi është të përmirësojë bashkëpunimin e ndërsjellë midis gazetarëve dhe gjyqësorit dhe të avancojë bashkëpunimin në fushën e transparencës gjyqësore. Në të ardhmen, Këshilli Gjyqësor Mediatik dhe SHGM do të bashkëpunojnë në drejtim të përgatitjes së Strategjisë për forcimin e transparencës gjyqësore, si dhe për përgatitjen dhe promovimin e dokumenteve të tjera në fushën e transparencës dhe marrëdhënieve me gazetarët dhe mediat. Dy organizatat në të ardhmen do të organizojnë ngjarje të përbashkëta për gazetarë dhe gjykatës dhe do të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta në fushën e mediave dhe gjyqësorit.

“Bashkëpunimi i gazetarëve dhe gjyqtarëve është i rëndësishëm në mënyrë që të përmirësohet imazhi publik i të dy profesioneve para publikut si parakusht për përmirësimin e besimit të qytetarëve në gazetarët profesionistë dhe gjykatësit të përgjegjshëm”, theksoi Çadikovski.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit dhe i Gjykatës Themelore Penale në Shkup Ivan Dzolev tha se:

“Gjykata Penale, si më parë, mbetet e hapur për bashkëpunim me gazetarët dhe punëtorët mediatik, me dëshirë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë. Në të njëjtën kohë, jemi të hapur për ide dhe projekte të reja nga organizatat mediatike që janë në drejtim të transparencës më të madhe të gjykatës, që është kryesisht për të mirën e publikut dhe interesit publik. Në të ardhmen, do të përpiqemi për transparencë edhe më të madhe jo vetëm të Gjykatës Penale, por edhe i tërë sektorit gjyqësor, dhe në të njëjtën kohë presim raportim objektiv dhe profesional për punën e gjykatës.”

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut Xhemali Saiti tha se ky memorandum është vetëm fillim i këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen kanë vullnet dhe dëshirë që të kenë projekte konkrete me SHGM-në përmes të cilëve gazetarët dhe gjyqtarët do të përfshihen së bashku në mënyrë që të forcojnë besimin midis dy profesioneve dhe për të përmirësuar vetë komunikimin mes tyre.

Një ndër aktivitetet e para që do të zhvillohen në kuadër të këtij memorandumi do të jetë zhvillimi i Strategjisë për forcimin e transparencës gjyqësore, në të cilën do të definohen qëllimet për veprimet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button