fbpx

Bullgaria konfiskuan 400 kilogramë drogë të transportuar nga Dubai

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë të llojit heroinë në portin e qytetit Varna.

Droga u gjet e fshehur në një anije që udhëtonte nga Dubai. Anija transportonte materiale ndërtimi nga Irani, raporton DPA, transmeton REL.

Vlera e drogës së konfiskuar arrin në rreth 22 milionë dollarë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompanisë bullgare. Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe gjithashtu një polic të doganës.

Ata mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.

Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button