Kryeministri Zaev prezantoi pakon e 5-të të masave ekonomike në vlerë prej 9,7 miliardë denarë (VIDEO)

Kryeministri, Zoran Zaev prezantoi sot pakon e pestë të masave ekonomike, në vlerë prej 9,7 miliardë denarë apo 160 milionë euro dhe përmban 29 masa të cilët janë përfshirë në 4 shtylla kryesore: mbështetje financiare direkte për kompanitë në turizëm, zejtari, hotelieri, transport, mbështetje direkte financiare për organizimin e ngjarjeve me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës, mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa kamata me komponentë të pakthyeshme, krijimin e një ambienti më të favorshëm të biznesit të rrethuar me ridefinim të tarifës doganore, ulje të pagesave parafiskale, lehtësim tatimor dhe prolongim të disa pagesave publike, si dhe ndihmë direkte për qytetarët, shkruan Portalb.mk.

“Në seancën e sotme qeveritare është mbyllur pakoja për ekonomi stabile dhe zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë. Kjo pako ndërlidhet në mënyrë direkte me katër pakot paraprake dhe ka për qëllim ta çojë ekonomikë drejt normave pozitive të rritjes nga 4-5 për qind, përkatësisht në dinamikën e rritjes që e kemi para pandemisë”, tha Zaev.

Masa e parë është mbështetje financiare për pagat e të punësuarve për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, e cila përfshin 60,000 punëtorë në muaj. Mbështetja financiare do të jetë prej 14,500 deri në 21,776 denarë për pagë mujore për të punësuar, që të ruhen vendet e punës në kompanitë vendore, varësisht prej asaj se cila kompani sa rënie të të ardhurave ka pasur gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 dhe muajin janar, 2021, krahasuar me muajin nëntor dhe dhjetor 2019 dhe janar 2020.

  • Masa e parë është opsionale dhe kompanitë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë ose këtë masë, ose masën 2, kredi me 0 për qind kamat për kompanitë me veprimtari turizëm, zejtari, hotelieri, transport, industri të organizimit të ngjarjeve, institute private shëndetësore dhe të tjera, përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Kjo masë është në vlerë prej 615 milionë denarë dhe për këtë mund të aplikohet gjatë vitit 2021.
  • Si masë të tretë e kemi parashikuar mbështetjen konkrete të 120 radiodifuzerëve në vlerë prej 50 milionë denarë për vitin 2021. Me këtë masë, 120 radiodifuzerë, përkatësisht radio dhe televizione të cilët kanë koncesione aktive për emetimin e programeve radiotelevizive do të lirohen nga pagesa vjetore për koncesionin
  • Masa e katërt është lirimi nga kompensimi për frekuencën multipleks për gjithë vitin 2021. Kjo masë i përfshin radiodifuzerët në vend, të cilëve do t’u mbulohen harxhimet për vitin 2021 për multipleks digjital teresterial dhe leja për emetim. Ky vendim është në pajtueshmëri me ligjin për elektrokomunikime dhe ka për qëllim zbutjen e pasojave ekonomike ndaj sektorit mediatik.
  • Masa e pestë është mbështja financiare për zejtaritë e regjistruara për vitin 2021. Zejtarëve do t’u mundësohet që  parapagim për tatimin personal t’iu ulet për 50 për qind për vitin 2021.
  • Masa e gjashtë është mbështetje financiare përmes vazhdimit të masës për prolongimin e pagesës së tatimit të të ardhurave personale deri më 20 qershor të vitit 2021.
  • Masa numër 7 është për kompanitë e transportit, mbështetje financiare për transportierët ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kompani numri i përgjithshme i të punësuarve i të cilave është rreth 1000 dhe të cilët janë të regjistruar në regjistrin e transportuesve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe të cilët realizojnë linja ndërkombëtare, apo linja të lira të udhëtarëve
  • Masa e tetë është mbështetje financiare për kompanitë që kanë rënie të të ardhurave në vitin 2020 për më shumë se 50 për qind, në krahasim me vitin 2019.
  • Masa e nëntë është skema e garantuar kreditore në vlerë prej 307,5 milionë euro. Pritet që shteti të jetë garantë për kreditë që do të marrin në bankat komerciale, në vlerë prej 30 milionë euro, por me norma shumë të ulëta të interesit.
  • Masa e dhjetë ka të bëjë me vazhdimin e grejs periudhës për pagesën e obligimeve për shfrytëzuesit e kredive nga linja kreditore “Covid 2” në Bankën për Zhvillim.
  • Masa e njëmbëdhjetë është mbështetetje për operatorët dhe industrinë për organizimin e ngjarjeve për realizimin e projekteve në interes publik dhe shtetëror në vlerë prej 61 milionë denarë.
  • Masa e 12-të është për sektorin e turizmit. Bëhet fjalë për hotele që funksionojnë jashtë vendeve turistike.
  • Masa e 13-të është për kompanitë eksportuese. Është mbështetje financiare përmes themelimit të fondit për mbështetje të kompanive eksportuese në vlerë prej 615 milionë denarë
  • Masa e 14-të është për klubet sportive. Është parashikuar që 33 për qind e shumës që marrin prej sistemit të vauçerëve të paguhet nga buxheti në fillim të vitit.
  • Masa e 15 -të heqja e tarifave doganore për 71 produkte dhe lëndë të para deri në fundi të vitit 2021.
  • Masa e 16-të – heqja dhe ulja e tarifave doganore për lëndët e para dhe për mish.
  • Me masën 22 siç paralajmëruam e kemi përfshirë fshirjen e kamatave të borxheve të qytetarëve ndaj institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Me këtë masë, do t’i urdhërohet ndërmarrjeve publike dhe komunale, ndërmarrjeve publike në nivel shtetëror, Drejtorisë për të Ardhura Publike, institucione të tjera publike si dhe komunave dhe të gjitha institucioneve të tjera nga veprimtaritë publike t’i falin dhe fshijnë borxhet e qytetarëve në bazë të kamatave 100 për qind. Ajo ka të bëjë me të gjitha personat fizik në vendin tonë.
  • Me masën 23 do t’i mbështesim financiarisht punonjësit shëndetësor të cilët nuk ishin të përfshirë në pakon e tretë të masave.
  • Masa e 27-të është mbështetje financiare për sipërmarrësit rom përmes krijimit të “Meçing fond për ndërmarrësi për rom”.

Zaev tha se mbështetja për shumicën e masës do të shfrytëzohet deri në fund të vitit 2021, që të mund të kenë ndikim dhe efekt ndaj ekonomisë. Masat janë sjellë përmes dialogut dhe partneritetit me të gjitha aktorët relevant – odat ekonomike, punëdhënësit dhe sindikatat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button