Ordinancë “e egër” gjinekologjike në Strugë: Pronarët dy orë nuk i kanë lejuar inspektorët të hyjnë në objekt

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do t’i japë vendi për ndalim të punës së Ordinancën Specialistike për Gjinekologji dhe Akusheri në Strugë, i lokalizuar në shëtitoren “8 Nëntori” dhe do të kërkojë marrjen e lejes për punë, kumtoi sot (IShSSh), njofton Portalb.mk.

Nga Inspektorati thonë se nga vëzhgimi i jashtëzakonshëm është konstatuar se ordinanca nuk i plotëson kushtet kryerjen e veprimtarisë.

Në kumtesën e IShSSh thuhet se kontrolli është bërë pas marrjes së njohurive se në këtë objekt ka ordinancë gjinekologjike. Dy orë inspektorët nuk janë lëshuar që të hyjnë brenda objektit në të cilin nuk ka pasur kurrfarë shenjëzimi se është ordinancë, a kur kanë hyrë në hapësirë prej 25  m2 ka pasur pajisje për gjinekologji dhe akusheri, sipas Inspektoratit, që thotë se me këto pajisje është kryer veprimtaria.

Hapësira është në pronësi të d.r. Z.P.Sh. doktor specialist për gjinekologji dhe akusheri, e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës. Gjatë vëzhgimit, është treguar marrëveshja për shfrytëzimin e hapësirë ku thuhet se hapësira i jepet përkohësisht për shfrytëzim institucionit shëndetësor privat “D-r Bllagoja Partalloski”, e cila ka vendim të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 1999, se i plotëson kushtet (hapësirë, pajisje dhe kuadër) për kryerjen e veprimtarisë gjinekologjike në adresën e theksuar, por për momentin nuk ka bartës të veprimtarit, pasi që dr Partalloski është në pension që nga viti 2009.

Nga Inspektorati thonë se procedura inspektuese ende vazhdon dhe pas kompletimit të dokumentimit të përgjithshëm të rastit, Inspektorati do t’i ndërmarrë të gjitha masat në pajtueshmëri me kompetencat e Inspektoratit.

Ky nuk është rasti i parë me ordinancë ilegale për gjinekologji në Strugë. Muajin e kaluar u zbulua një ordinancë shtëpiake e doktorit të Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, në të cilën ai i ka kontrolluar pacientet. U konstatua se drejtori gjinekolog në shtëpi ka ordinancë të kompletuar gjinekologjike, e cila nuk ka qenë e regjistruar, nuk ka pasur leje për të punuar as dokumente për themelimin e ndërmarrjes. Për këtë rast, deri te Inspektorati ishin dërguar katër deklarata nga pacientet të cilat janë vulosur në noter, të cilët kanë konstatuar se mjeku në ordinancën e shtëpisë së vet ka kryer kontrolle pas orës 15:00. Një paciente në deklaratë ka theksuar se ajo e ka kontrolluar shtatzëninë e saj që përpara 8 viteve.

Për lëndën u ngrit iniciativë në Prokurori, a drejtori u thirr në bisedë në Qeveri, por deri më tani nuk ka informata se është shkarkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button