Konstantin Pejoski është përfaqësuesi i Ballkanit në Federatën evropiane të e-sporteve amatore

Konstantin Pejoski nga Shoqata e E-Sporteve të Maqedonisë (MESA) është përfaqësuesi i Ballkanit në Federatën Evropiane të E-Sporteve Amatore. Lajmi u bë i ditur nga Federata Evropiane në faqen e saj në Facebook duke i uruar mirëseardhje Pejoskit.

“Me shumë kënaqësi, kemi nderin të njoftojmë se zyrtarisht e-sporti maqedonas po merr përmasa evropiane! Është krenari e madhe të jesh anëtar dhe përfaqësues i Ballkanit në Federatën Evropiane të Sporteve Amatore nën udhëheqjen e Federatës Botërore të Sporteve” shkroi MESA në profilin e Facebook-ut.

Përndryshe kohët e fundit, shoqata e e-sporteve në Maqedoni filloi regjistrimin dhe emetimin e shfaqjeve që kanë për synim të rinjtë, pikëpamjet e tyre në lidhje me sportet elektronike kundrejt atyre tradicionale, zhvillimin psikologjik dhe nëse luajtja e lojërave është një lloj varësie, kohë e humbur ose profesion i mundshëm dhe fitim.

Siç është theksuar nga MESA, planet janë që nga marsi i këtij viti, çdo javë të premten të emetohen video në kanalet e tyre YouTube, Facebook dhe Instagram, si dhe në faqen e Europe House Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button