RMV, pesë punonjës të MPB-së janë pezulluar nga puna për dhënie të falsifikuara të lejeve për vozitje

Pesë zyrtarët në sektorin për çështje civile në ndërtesën e TVM-së, janë pezulluar nga puna. Ata u kapën nga policia duke lëshuar patentë shoferi të kategorisë B për personat që nuk kanë kaluar testin e vozitjes, ndërsa të gjitha patentat e shoferit janë konfiskuar nga pronarët, njofton Portalb.mk.

“Normalsht që zyrtarët u pezulluan menjëherë. Tani do të përgjigjen penalisht, për veprën për të cilën akuzohen, kërcënohen me disa vjet burg.  Përgjegjësia penale për shkeljen e këtij ndalimi më të rreptë sigurisht që do të bartet nga pronarët e dokumenteve të paligjshme. Së bashku ata kanë rrezikuar sigurinë e qytetarëve në trafik”, tha ndihmës-Ministri i Brendshëm Toni Angellovski.

Angellovski shtoi se hetimi vazhdon, kontrollohet që të mos ketë akoma patenta shoferi të rremë të bëra nga pesë punonjësit e akuzuar tashmë, si dhe nga kolegët e tjerë të tyre.

Rezultati i procedurave disiplinore kundër zyrtarëve të MPB-së që kryen një keqpërdorim të tillë, duke gjykuar nga praktika e deritanishme, dihet paraprakisht dhe këta pesë falsifikues janë në rrugën e humbjes së përhershme të vendit të punës.

Rasti u zbulua dhjetë ditë më parë, ndërsa Prokuroria Publike – Shkup tashmë ka paraqitur aktakuzë kundër 36 personave në Gjykatën Themelore Penale. Pesë janë akuzuar për vepër të vazhdueshme penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa 31 të tjerët akuzohen për nxitje që kryerjes së asaj vepre penale.

Pesë të akuzuarit, punonjës të Repartit për Çështje Administrative Shkup, Sektori për mbikëqyrje administrative, Reparti për çështje civile në Ministrinë e Brendshme, kanë përdorur vazhdimisht pozicionin dhe autoritetin e tyre zyrtar.

Në periudhën nga 26.11.2019 deri më 19.05.2020, të nxitur nga të akuzuarit e tjerë, ata plotësuan kërkesa për lëshimin e patentë shoferit në të cilin futën të dhëna të rreme, i vendosën në procedurë, miratuan dhe lëshuan patentë shoferi. Në këtë mënyrë, ata u mundësuan aplikantëve të marrin patentë shoferi të kategorisë B, edhe pse nuk i plotësonin kërkesat për këtë, gjegjësisht nuk kishin kalur testin e vozitjes.

Për të dyshuarin e parë, për të cilin u vendos masa e paraburgimit gjatë procedurës paraprake, prokurori publik kompetent paraqiti propozim për zgjatjen e paraburgimit.

Me procedurën paraprake në këtë lëndë përfshiheshin tre persona të tjerë të punësuar në Repartin për çështje administrative në Ministrinë e Brendshme, por kontrollet e bëra nuk vërtetuan që ata kishin ndërmarrë veprime të paligjshme. Për këto arsye, prokurori publik kompetent mori vendim që të hedhë poshtë paditë penale kundër këtyre tre personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button